Hazard letër të hapur dhe emocionuese Chelseat dhe tifozëve: Erdha si 21-vjeçar, por largohem si burrë për të ndjekur ëndrrën Real Madrid
Eden Hazard i ka dërguar një letër të hapur dhe shumë emocionuese Chelseat dhe tifozëve të klubit londinez pas transferimit të tij te Real Madridit gjatë të premtes.
Ylli belg ka mbyllur transferimin e tij te Mbretërit gjatë të premtes për një shifër të raportuar prej 100 milionë euro, por që mund të shkoj deri në 130 milionë euro me bonuse.
Largimi i Hazardit nga Stamford Bridge pas shtatë vitesh ishte i pashmangshëm dhe vetëm pritej dita kur do të bëhet zyrtare.
Megjithatë, ndarja nuk e ka lënduar vetëm klubin londinez, por edhe vet lojtarin, i cili ia ka dedikuar një letër speciale Bluve dhe tifozëve të tyre.
🇧🇪✨ @hazardeden10 is bringing the SKILLS!#WelcomeHazard | #HalaMadrid pic.twitter.com/rM2R1LO4VL
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 7, 2019
“Për miqtë dhe familjen Chelsea”, ishte titulli i letrës së hapur te Hazard, transmeton Telegrafi.
“Ju tani e dini se unë do të bashkohem me Real Madridin. Nuk është sekret se ëndrra ime ishte të luaja për ta që kur isha fëmijë duke shënuar golin tim të parë. Kam provuar shumë që të mos e shpërqendroj veten ose ekipin përmes kësaj periudhe të vështirë të spekulimeve dhe vëmendjes së mediave, sidomos 6 muajt e fundit”.
“Tani klubet kanë arritur një marrëveshje që shpresoj që të kuptoni se unë kam për të ndjekur kapitullin tim të ardhshëm, ashtu siç duhet secili prej jush kur të keni mundësinë të ndiqni ëndrrat tuaja”.
“Lënia e Chelseat është vendimi më i madh dhe më i vështirë në karrierën time deri më sot. Unë kam dashur çdo moment në Chelsea dhe asnjëherë nuk kam konsideruar largimin tek ndonjë klub tjetër”.
“Isha vetëm 21 vjeç kur u bashkova, kështu që jam rritur si njeri dhe lojtar me të gjithë ju, më ndihmuat të bëhesha kapiten i ekipit kombëtar të Belgjikës. Sigurisht që ka pasur kohë të vështira, për ekipin në tërësi dhe për mua personalisht, ky është futbolli profesional”.
“Megjithatë, futbolli për mua ka të bëjë me një top në këmbët e mia, duke luajtur ndeshje dhe duke shijuar çdo moment, jemi me fat që kemi luajtur lojë të bukur dhe kjo është gjithmonë këshilla ime për ata që kërkojnë lloj stërvitje! Luaj futboll dhe argëtohu!”, ka thënë ndër tjerash Hazard.
Ylli belg gjithashtu ka folur edhe për ditët më të mira të tij te Chelsea, kujtimet e shumta pozitive, trofetë e fituar dhe golat vendimtar.
“Edhe kur nuk po luanim mirë, u përpoqa të bëja më të mirën time dhe kjo ka qenë falë mbështetjes suaj të mahnitshme. Kjo frymë lufte, dëshira dhe refuzimi për tu dorëzuar është pjesë e kulturës këtu në Chelsea dhe vjen drejtpërdrejt nga ju”, përcjell Telegrafi.
“Chelsea dhe sidomos tifozët e Chelseat gjithmonë do të jenë të veçantë për mua dhe sezonin e ardhshëm unë do të shikoj i pari rezultatet tuaja”.
“Ju falënderoj të gjithëve në klub për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme ndërsa jetuam në çdo moment. Për të gjithë ish-kolegët e mi do të themi lamtumirat tona në kohën e duhur, por duhet ta falënderoj zotin Abramovich dhe bordin e tij për të më ndihmuar të kuptoj jo një, por dy ëndrrat, të parin që bëhem lojtar i Chelseat dhe sot e dyta, duke u bërë lojtar në Real Madrid”.
“Uroj më të mirën për çdo njërin prej jush miq të mi. Eden”, mbyllet shkrimi i belgut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City