LAJMI I FUNDIT:

Costa brenda javës lojtar i Atleticos

Costa brenda javës lojtar i Atleticos
during the Premier League match between Chelsea and Sunderland at Stamford Bridge on May 21, 2017 in London, England.

Me Chelsean që ka dhënë ‘ok’-in tashmë transferimi i Diego Costas tek Atletico Madrid pritet të mbyllet brenda javës.

Siç raportojnë të përditshmet spanjolle, Diego Costa ndodhet ende në Brazil dhe refuzon të rikthehet në Londër për t’iu bashkuar grupit, ndaj dhe Chelsea tashmë se ka zbutur tonet ndaj sulmuesit, duke i dhënë miratimin marrëveshjes që pritet të konkludohet këtë javë, për shifrën e 60 milionë eurove.


Përgjatë merkatos verore Diego Costa, familja e të cilit mësohet të jetë transferuar që më parë në Spanjë, refuzoi kalimin e tij tek klube si Milan dhe Fenerbahce me objektivin që të rikthehej sërish nën urdhrat e Diego Pablo Simeones.

Janari është pikërisht muaji në të cilën Atletico do të mund të rikthehet të operojë në merkato pas sanskioneve që FIFA kishte ndërrmarë ndaj këtij klubi ndaj dhe braziliani 28-vjecar pritet të veshë fanellën e Atetleticos që pikërisht në janar. /SS/