“Duket sikur Gashi kishte tifozë personalë në New York. Faleminderit të gjithëve që udhëtuat për të na mbështetur”.
Ky ishte postimi në faqen zyrtare në Facebook, i klubit amerikan të futbollit Colorado Rapids, ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.
Një flamur amerikan dhe një shqiptar mbyllnin postimin, i cili shoqërohej edhe me foto të sulmuesit kuq e zi, i rrethuar nga fansat shqiptarë.
Gjithçka ndodhi më 11 Mars, kur Colorado Rapids luajti në transfertë, ndaj New York Red Bulls, takim të cilin e humbi me rezultatin 1-0 dhe Gashi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.
Pas takimit, sulmuesi kuqezi u rrethua nga dhjetra shqiptarë, të cilët nuk mund ta humbnin mundësinë për të bërë foto me të.
Fansat shqiptarë të sulmuesit shpalosën edhe simbolet shqiptare në stadium, ndërsa nuk mungoi as flamuri i Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251