LAJMI I FUNDIT:

Coke: Treguam se kjo skuadër ka kurajë dhe shpirt luftarak

Coke: Treguam se kjo skuadër ka kurajë dhe shpirt luftarak

Kapiteni i Sevillas, Coke, ka thënë se ekipi i tij tregoi fuqinë në kohën e duhur në fitoren e finales së Europa Legue ndaj Liverpoolit.

Sevilla fitoi me rezultat 3-1, për ta fituar këtë titull për herë të tretë rresht. Daniel Sturridge i dha epërsinë Liverpoolit, ndërsa Sevilla në pjesën e dytë u kthye fuqishëm duke barazuar me Kevin Gameiron dhe Coken që shënoi dy gola.

“Vuajtëm shumë sot, kemi vuajtur gjatë gjithë sezonit. Kemi humbur shumë lojtarë për shkak të lëndimeve dhe sot luftuam për ata, dolëm nga lëkura dhe ia dolëm”.

“Kur ndeshja ishte më së vështiri treguam se kjo skuadër ka kurajë dhe shpirt luftarak”, ka thënë pas takimit heroi i Sevillas.