LAJMI I FUNDIT:

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Reali për ta financuar blerjen e Pogbas

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Reali për ta financuar blerjen e Pogbas
(Foto: Getty Images/Guliver)

Real Madridi akoma po shpreson se mund të bëjë edhe një transferim të madh në afatin kalimtar veror. Mirëpo, Los Blancos nuk mund ta transferojnë Paul Pogban nga Manchester Unitedi nëse nuk i grumbullojnë paratë e nevojshme për blerjen e tij.

Mesfushori francez mund të kushtojë deri në 180 milionë euro, ndërsa më poshtë jua sjellim futbollistët që Reali planifikon t’i shesë për të siguruar paratë për blerjen e tij:

Gareth Bale – 80 milionë euro

Gareth Bale (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Madridi kishte besuar se klubet angleze do të shpenzonin për anësorin uellsian, i cili nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane. Mirëpo, klubet kryesore hezitojnë ta paguajnë çmimin e madh për të dhe pagën e tij të lartë. Për këtë arsye, Los Blancos po tentojnë ta përfshijnë atë në marrëveshjen për transferimin e Pogbas nga Djajtë e Kuq.

Reali duhet ta thyejë rekordin e transferimeve në Spanjë për ta blerë Pogban
Lexo po ashtu Reali duhet ta thyejë rekordin e transferimeve në Spanjë për ta blerë Pogban

James Rodriguez – 40 milionë euro

James Rodriguez (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Kolumbiani qëndroi për dy vite i huazuar te Bayern Munichu, mirëpo klubi gjerman vendosi që të mos e blejë. Për këtë arsye, Reali është në kërkim të një blerësi, ndërsa Carlo Ancelotti ia ka hapur derën te Napoli, edhe pse klubi italian më shumë do ta dëshironte huazimin e tij.

Isco – 80 milionë euro

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori spanjoll, i cili kërkohet nga Manchester City, është ndër lojtarët prej të cilëve Reali dëshiron të përfitojë para. Mirëpo, shuma e parave që kërkojnë Los Blancos për të, nuk po pranohet nga klubet e interesuara për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori