LAJMI I FUNDIT:

Cleveland humb në shtëpi, Lakers merr fitoren e pestë radhazi (Video)

Cleveland humb në shtëpi, Lakers merr fitoren e pestë radhazi (Video)

Nën kampioni i NBA, Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe një tjetër humbje befasuese në shtëpi.

Cavs janë mposhtur nga Denver Nuggets me nëntë pikë diferencë 117-126.

Mysafirët luajtën më mirë në dy çerekët e parë dhe kjo bëri që ata të kenë më të administrimin e ndeshjes në vazhdim.

Gary Harris ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar 32 pikë dhe shtoi katër asistime e dy kërcime.

(Photo David Liam Kyle/ Getty Images)

Paraqitje të mirë pati edhe Willy Barton me 23 pikë shtatë asistime e tetë kërcime si dhe Murray që shtoi 16 të tjera.

LeBron James bëri një tjetër ‘Triple Double’ me 25 pikë 15 asistime e 10 kërcime por që nuk mjaftuan për fitoren e Cavs.

Los Angeles Lakers janë bërë të pandalshëm në Konferencën e Perëndimit duke marrë edhe fitoren e pestë me radhës.

Lonzo Ball shpërtheu në çerekun e katërt (Foto: Twiter/Lakers)

Kësaj radhe Lakers arritën ta befasonin San Antonio Spurs në AT&T Center të Teksasit duke marrë fitore të vështirë me katër pikë epërsi 112-116.

Julius Randle me 25 pikë dhe Isiah Thomas me 21 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët.

Paraqitje të mirë pati edhe Lonzo Ball që shtoi 18 pikë e 11 asistime, ndërsa po aq pikë realizoi edhe Caldwell Pope.

Julius Randle ishte më efikasi tek mysafirët (Foto: Twitter/Lakers)

Tek vendasit nuk mjaftuan loja e mirë e Pau Gasol që shënoi 19 pikë për t’i ndalë talentet e Lakers.

Lakers vazhdon të mbetet në pozitën e 11-të në Konferencën e Perëndimit por që me gjasa të mira të futet në ‘Play Off’, ndërsa Spurs zënë pozitën e gjashtë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Memphis Grizzlies 107 – 100

Cleveland Cavaliers – Denver Nuggets 117 – 126

Miami Heat – Detroit Pistons 105 – 96

Houston Rockets – Boston Celtics 123 – 120

San Antonio Spurs – Los Angles Lakers 112 – 116

Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 108 – 100

Sacramento Kings – Utah Jazz 91 – 98

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori