LAJMI I FUNDIT:

Cila këngëtare ka fituar më së shumti këtë vit sipas Forbes?

Cila këngëtare ka fituar më së shumti këtë vit sipas Forbes?
LOS ANGELES, CA - MARCH 29: iHEARTRADIO MUSIC AWARDS -- Pictured: (l-r) Recording artists Madonna and Taylor Swift perform onstage at the iHeartRadio Music Awards held at the Shrine Auditorium on March 29, 2015 in Los Angeles, California. -- (Photo by: Frederick M. Brown/NBC/NBCU Photo Bank) (Photo by Frederick M. Brown/NBC/NBC via Getty Images)

Në botën e muzikës, më e paguara nga femrat është Taylor Swift. Me të ardhura që llogariten në 170 milionë dollarë, ylli i popit renditet e para në listën e revistës “Forbes”.

Fitimet e saj vitin e kaluar ishin dy herë më të larta se ato të konkurrentes më të afërt, britanikes Adele. Pjesën më të madhe të parave, 26-vjeçarja e ka siguruar nga turi botëror i albumit “1989”, i cili ka për titull vitin e saj të lindjes.


“Forbes” liston marrëveshjet e frytshme të marketingut me kompani të mëdha si “Diet Coke”, “Apple” dhe “Keds” si burimin tjetër kryesor të të ardhurave të këngëtares tepër të kuotuar të momentit.

Taylor i ka lënë pas të gjitha të tjerat me suksesin e saj fenomenal në turneun e fundit, thanë drejtues të revistës. Për Adelen, fituese të disa çmimeve “Grammy”, shumica e parave kanë ardhur nga shitja e albumeve.

E treta në listën e muzikanteve femra me të ardhura më të larta për 2016-n rreshtohet Madonna me 76.5 milionë dollarë; e katërta Rihanna, e cila ka spostuar në vend të pestë Beyoncen, ndërsa Katy Perry, nga e para që renditej vjet, këtë vit ka zbritur në vendin e gjashtë.

Renditja:

Taylor Swift (170 milionë dollarë)
Adele (80.5 milionë dollarë)
Madonna (76.5 milionë dollarë)
Rihanna (75 milionë dollarë)
Beyoncé (54 milionë dollarë)
Katy Perry (41 milionë dollarë)
Jennifer Lopez (39.5 milionë dollarë)
Britney Spears (30.5 milionë dollarë)
Shania Twain (27.5 milionë dollarë)
Celine Dion (27 milionë dollarë)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori