Nga ky rreth në Kupën e Italisë do të futën në garë edhe skuadrat e mëdha italiane.

Inter, Roma, Lazio, Juventus, Milan e Napoli do të jenë nga ky raund dhe tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët e radhës.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Giuzzeppe Meazza mes Interit dhe befasisë më të këndshme të këtij edicioni, Cagliarit.

Short i lehtë për Napolin dhe Lazion që do të luajnë ndaj Perugias respektivisht Cremoneses.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja në Bergamo mes Atalantës dhe Fiorentinës, ndërsa Roma pret Parman.

Juventusi do të luaj para tifozëve të vet ndaj Udineses, ndërsa Milani ndaj Spalit të Etrit Berishës. /Telegrafi/

Çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë:

Napoli – Perugia
Lazio – Cremonese
Atalanta – Fiorentina
Inter – Cagliari
Milan – Spal
Torino – Genoa
Roma – Parma
Juventus – Udinese