LAJMI I FUNDIT:

Christensen ka vendosur të largohet nga Chelsea, tani dy gjigantë evropianë në garë për danezin

Christensen ka vendosur të largohet nga Chelsea, tani dy gjigantë evropianë në garë për danezin

Andreas Christensen duket se me shumë gjasa të largohet nga Chelsea në fund të sezonit 2021/22 dhe qendërmbrojtësi danez do të largohet jashtë Anglisë.

Edhe pse ai ka qenë i lidhur me disa klube të tjera të Ligës Premier, është raportuar se ai nuk do të dëshironte të bashkohej me një skuadër tjetër angleze.


Kjo, pra, është një nxitje e madhe për Barcelonën dhe Bayern Munich , dy klubet e njohura që janë të lidhura seriozisht me 25-vjeçarin.

Sipas Fabrizio Romano, Christensen nuk do të bashkohet me një skuadër tjetër të Ligës Premier për respekt ndaj Chelseat.

Barcelona shpreson se do të mund ta marr atë në Camp Nou gjatë verës, me mbrojtjen që është pika kryesore ku duan të përmirësohen.

Klubi katalanas ka shprehur gjithashtu interesim për Cesar Azpilicueta, një tjetër lojtar i Chelseat që i skadon kontrata gjatë verës, por Christensen është ai që ka më shumë gjasa të largohet pasi të përfundojë ky sezon.

Barcelona thuhet se ka filluar bisedimet me të dy. /Telegrafi/