LAJMI I FUNDIT:

Cherubini: Juventusi pendohet që nuk nënshkroi me Haalandin, jo me Donnarumman

Cherubini: Juventusi pendohet që nuk nënshkroi me Haalandin, jo me Donnarumman

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini zbuloi pse Erling Haaland anuloi transferimin në Torino në vitin 2017 dhe pranon se Bianconerët nuk pendohen që nuk nënshkruan me Gianluigi Donnarumman.

Cherubini zëvendësoi Fabio Paratici si drejtues i zonës sportive në Juventus verën e kaluar dhe fillimi i tij pati një verë e vrullshme për 50-vjeçarin që shiti Cristiano Ronaldon te Manchester United, duke e kthyer Moise Kean përsëri në klub.


Italiani ka folur në një intervistë për gazetën Tuttosport, ku ai zbuloi disa pendime që ka klubi italian në afatet kalimtare të transferimeve.

Allegri 'i zemëruar' me drejtuesit e Juventusit pasi nuk erdhën lojtarët që ai i dëshironte në këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Allegri 'i zemëruar' me drejtuesit e Juventusit pasi nuk erdhën lojtarët që ai i dëshironte në këtë afat kalimtar

Njëri nga pendimet më të mëdha padyshim se është Haaland, i cili në vitin 2017 anuloi një transferim te Juventusi.

“Ne sigurisht se pendohemi, do të ishte budallallëk të thuash diçka ndryshe. Sidoqoftë, gjërat duhet të futen në kontekst”, ka thënë fillimisht Cherubini.

“Lojtarët e rinj mund të kenë frikë të vijnë në huazim, ne ishim në fillim të projektit tonë U23 dhe ndoshta perspektiva që i ofruam atij nuk ishte shumë emocionuese”.

“Ndoshta ideja për të kaluar në huazim nuk ishte ideale për një lojtar si ai. Ndoshta sot, gjërat do të ishin ndryshe”.

Gigio Donnarumma është një tjetër lojtar i ri por me përvojë i cili mund të ishte bashkuar me Juventusin verën e kaluar. Pse Juventus nuk e nënshkroi atë?

“Sepse Juventusi ka një portier të besueshëm me një kontratë të gjatë si Wojciech Szczesny”.

“Ne besojmë në të dhe mendojmë se ai është zgjidhja ideale. Për politikën që kemi, nuk do të kishte kuptim të bëjmë atë që po bën PSG. Nuk do të ishte mirë të kishim dy portierë të rëndësishëm në të njëjtin ekip”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori