LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po mendon një transferim befasues të Aaron Ramsdales

Chelsea po mendon një transferim befasues të Aaron Ramsdales

Aaron Ramsdale mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimërorë në muajin janar.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit te Topçinjtë pasi trajneri Mikel Arteta vazhdon t’i besoj spanjollit David Raya


Frika e tifozëve të Arsenalit se Ramsdale mund të largohet është drejt bërjes realitet, pasi anglezi është në listën e dëshirave të Chelseat.

Mbeti në bankën rezervë - Aaron Ramsdale mund të largohet në janar, dy klube të mëdha interesohen për portierin anglez
Lexo po ashtu Mbeti në bankën rezervë - Aaron Ramsdale mund të largohet në janar, dy klube të mëdha interesohen për portierin anglez

Gazetari Ben Jacobs ka pastruar ajrin mbi spekulimet, por ka ende një shans që Ramsdale të largohet nga klubi nëse David Raya vazhdon të startojë përpara tij.

“Është e vërtetë se do të ketë shumë klube që do të vëzhgojnë situatën e tij, përfshirë Chelsea”, ka thënë Jacobs.

“Ramsdale dëshiron të luajë për të provuar dhe shtyrë Jordan Pickford për vendin e titullarit te Anglia në Euro 2024 në portë. Dhe ai nuk mund ta bëjë këtë nga stoli”.

Mikel Arteta pranon se është penduar që nuk e ka futur David Rayan në portë më herët
Lexo po ashtu Mikel Arteta pranon se është penduar që nuk e ka futur David Rayan në portë më herët

“Por deri tani Chelsea nuk ka bërë asnjë lloj lëvizjeje serioze, megjithatë një gjë të tillë mund ta bëj gjatë janarit”, ka thënë gazetari anglez.

25-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë edicion me Arsenalin, katër në Ligën Premier dhe dy të tjera në garat e Kupës së Anglisë.

Gjithsesi Arsenali mund të heq dorë nga portieri anglez nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori