Declan Rice vazhdon të jetë një objektiv madhor i Chelseat për sezonin e ri.

Londinezët prej tri vitesh janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit i cili ka dalë nga akademia e klubit dhe është bashkuar me West Hamin.

‘Çekanët’ janë gati ta shesin yllin e skuadrës, por për ta bërë një gjë të tillë po kërkojnë 100 milionë euro.

Chelsea duket se ka gjetur zgjidhjen për afrimin e Rices dhe për këtë do ta përdorin sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Sipas mediave të ndryshme në Angli, dy herë kampioni i Evropës i ka ofruar West Hamit kartonin e Armando Brojës dhe 70 milionë euro për të marrë Ricen.

Sulmuesi shqiptar është në listën e dëshirave të West Ham dhe kjo ofertë e Chelseat mund të pranohet, pasi përveç Brojës ata do të fitonin edhe një shumë të konsiderueshme për të kryer transferime të tjera.

Gjithsesi për Brojën interesohen edhe skuadra tjera si Newcastle United, Atalanta dhe Napoli. /Telegrafi/