LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin francez, por tifozët janë të shqetësuar me atë çfarë shkruhet për të në Wikipedia

Chelsea në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin francez, por tifozët janë të shqetësuar me atë çfarë shkruhet për të në Wikipedia

Chelsea thuhet se është afër një marrëveshjeje për sulmuesin e Montpellier, Elye Wahi, por tifozët janë të shqetësuar nga faqja e tij në Wikipedia.

Klubi londinez është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me lojtarin këtë verë, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.


Romano shkroi në Twitter: “Chelsea tani po përparon në bisedimet për të nënshkruar Elye Wahi – marrëveshja po afrohet, raundi i ri i negociatave është planifikuar me Montpellier”.

Chelsea bën ofertë për sulmuesin e Ligës Premier që bëri 11 asistime sezonin e kaluar
Lexo po ashtu Chelsea bën ofertë për sulmuesin e Ligës Premier që bëri 11 asistime sezonin e kaluar

“Plani i Chelsea përfshin huazimin për Wahi këtë sezon, pastaj të ardhmen e CFC-së”.

“Chelsea dëshiron të përshpejtojë transferimin e tij javën e ardhshme pasi ka konkurrencë”, ka shkruar më tej eksperti i transferimeve.

Megjithatë, disa mbështetës të Blues mund të jenë më pak mbështetës për një lëvizje pas një shfletimi të shpejtë të profilit të tij në Wikipedia.

Chelsea ka arritur marrëveshje me Kudus - tani tenton me Ajaxin
Lexo po ashtu Chelsea ka arritur marrëveshje me Kudus - tani tenton me Ajaxin

Një përdorues i Twitter postoi një pamje të faqes së Wikipedias në përgjigje të përditësimit të Romanos, me titull: “Duket si një qenie njerëzore e mrekullueshme”.

Pas disa informacioneve rreth karrierës së tij në klub dhe kombëtare, faqja detajon dy detaje në lidhje me ngjarjet që përfshijnë Wahi në disa polemika.

Aty thuhet : “Në tetor 2021, një grua 22-vjeçare paraqiti një ankesë ligjore kundër Wahit për dhunë që rezultoi në paaftësi për punë”.

Zbulohet plani i transferimit të një qendërmbrojtësi nga Chelsea pas lëndimit të Fofanës
Lexo po ashtu Zbulohet plani i transferimit të një qendërmbrojtësi nga Chelsea pas lëndimit të Fofanës

“Ajo pretendoi se ai e kishte goditur me grusht në hundë gjatë një mbrëmjeje në klubin e natës L’Entrepot në Lattes, Herault, natën e 12-13 shtatorit”.

Muajin pasues, Wahi dyshohet se u përjashtua nga akademia e Caen, ku kaloi dy vjet.

“Në nëntor 2021, u zbulua nga gazetari investigativ Romain Molina se Wahi ishte përjashtuar nga akademia e të rinjve të Caen për shkak të presionit të supozuar ndaj nxënësve të shkollave të mesme për të masturbuar para tij në banjë”.

Si do të dukej formacioni i Chelseat nëse nuk do t'i largonin disa nga lojtarët e akademisë
Lexo po ashtu Si do të dukej formacioni i Chelseat nëse nuk do t'i largonin disa nga lojtarët e akademisë

Në fushë, Wahi shënoi 19 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke ndihmuar Montpellier të përfundojë në vendin e 12-të në ligë.

Ndërsa uebsajti i skautizmit të futbollit Breaking The Lines është shprehur lirik për aftësinë e lojtarit, duke e etiketuar atë një “kërcënim vdekjeprurës”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori