LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mori Crespon, Manchester City bleu Robinhon, PSG goditi me Pastoren – kë do të blejë Newcastle United?

Chelsea mori Crespon, Manchester City bleu Robinhon, PSG goditi me Pastoren – kë do të blejë Newcastle United?

Kanë mbetur edhe 82 ditë për të kaluar në vitin 2022, ku do të hapet edhe afati kalimtar, ndërsa të gjithë tashmë po pyesin se çfarë do të bëjë Newcastle United në afatin kalimtar.

Megjithë blerjen e klubit, kufizimet në Ligën Premier dhe në UEFA, nuk ekzistojnë për ta dhe priten disa nënshkrime të reja.


‘Laraskat’ tashmë janë lidhur me një numër emrash të mëdhenj si: Raheem Sterling, Aaron Ramsey, Donny van de Beek, Philippe Coutinho, Mauro Icardi dhe Anthony Martial.

Ka edhe të tjerë si Gareth Bale, Edinson Cavani dhe Keylor Navas, ndërsa Frank Lampard, Antonio Conte, Paulo Fonseca dhe Steven Gerrard janë të lidhur me postin e trajnerit.

Në të kaluarën ka pasur edhe klubet të tjera që kanë bërë goditje të mëdha, posa klubi është blerë nga një pronar miliarder.

Nënshkrimet luksoze të Chelsea

Kur Roman Abramovich zbarkoi në Londër në vitin 2003, ai shpëtoi Chelsea nga telashet serioze financiare dhe e transformoi klubin nga lart poshtë.

Atë verë, ishte Hernan Crespo që mbërriti për 26 milionë euro, dhe të tjerët shpejt e ndoqën.

Damien Duff (24.5), Juan Sebastian Veron (21.8), Claude Makelele (20), Adrian Mutu (19), Wayne Bridge (10.5), Geremi (10m), Joe Cole (9.9), Glen Johnson (8.3), Alexey Smertin (5.5) dhe Scott Parker (14.5) të gjithë nënshkruan për 170 milionë euro gjithsej.

‘Blutë e Londrës’ përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier para se Jose Mourinho erdhi në klub dhe kaluan në një nivel tjetër.

Robinho te Manchester City

Më në veri dhe pesë vjet më vonë, Manchester City u ble nga sheikët, dhe ata e deklaruan qëllimin e tyre, duke nënshkruar me Robinhon për 43 milionë euro.

Të tjerët e ndoqën. Sulmuesi Jo (24), Shaun Wright-Phillips (11.25), Pablo Zabaleta (8.7), Vincent Kompany (8.5), Tal Ben Haim (6.4) të gjithë mbërritën, para se Shay Given (9), Craig Bellamy ( 15.5), Wayne Bridge (13) dhe Nigel de Jong (18) të vinin në janar.

Pastore në Paris Saint-Germain

Ndryshimi i PSG erdhi në vitin 2011, pasi ata u bënë klubi më i pasur në botë. Ata shpenzuan shumë që në fillim, por ardhja e Javier Pastore nga Palermo për 42 milionë euro ishte emri i parë i madh që ata sollën në klub.

Tani, ka të ngjarë të jetë radha e Newcastle, dhe bota po shikon se kujt do t’i drejtohen.

Cili do të jetë lojtari i parë i njohur që do të afrohet tek ky klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori