LAJMI I FUNDIT:

Chelsea merr tri pikë të arta në udhëtim te Ajaxi

Chelsea merr tri pikë të arta në udhëtim te Ajaxi
Ajax vs Chelsea (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Ajaxin me rezultat minimal 0-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze ishte e pafat qysh në pjesën e parë, pasi goli i shënuar nga Qunicy Promes në minutën e 36-të, u anulua nga VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.


45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga skuadra e Frank Lampard, pasi filluan me sulme të njëpasnjëshme.

Ajax vs Chelsea (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Michy Batshuyai ishte heroi i Chelseat në këtë takim, pasi në minutën e 71-të e zëvendësoi Tammy Abrahmin dhe kaloi blutë në epërsi në të 86-ën.

Sulmuesi belg kishte shansin që ta dyfishonte epërsinë për londinezët, mirëpo goditjen e tij e priti Andre Onana.

Pas këtij takimi, Ajaxi vazhdon të jetë lider i Grupit H me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Chelsea, ndërsa Valencia me tri dhe Lille pa Pikë, do të përballen nga ora 21:00. /Telegrafi/