LAJMI I FUNDIT:

Chelsea arrin marrëveshje, lejohet ta ndërtojnë stadiumin një miliardësh

Chelsea arrin marrëveshje, lejohet ta ndërtojnë stadiumin një miliardësh

Kampionit aktual anglez, Chelseat, i është dhënë drita e gjelbër për të ndërtuar Stamford Bridgen e ri, i cili pritet t’ju kushtoj plot një miliard euro.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich ka apetite të shumta me skuadrën e tij dhe nuk dëshiron të ndal investimeve.


Pas blerjeve miliardëshe të futbollistëve vit pas viti dhe titujve të fituar, pronari rus ka menduar edhe në investimin e infrastrukturës së klubit.

Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familje (Foto)  
Lexo po ashtu Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familje (Foto)  

Ideja e Abramovichit është të ndërtoj stadiumin e ri të Stamford Bridge, për të rritur kapacitetin nga 41 mijë në rreth 65 mijë ulëse.

Kështu pritet të doket stadiumi i ri i Stamford Bridge

Ky projekt i madh për ndërtimin e stadiumit të ri thuhet se do t’i kushtoj bosit rus plot një miliard euro.

Stadiumi i Chelseat dhe shtëpia e familjes Crosthwaite

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planit pasi një familje në afërsi të stadiumit kishte paditur klubit londinez me pretekstin se ata do t’i zënë ndriçimin e shtëpisë.

Familja që po bllokon ndërtimin e stadiumit të Chelseat, po kërkon kompensim prej 22 milionë eurove
Lexo po ashtu Familja që po bllokon ndërtimin e stadiumit të Chelseat, po kërkon kompensim prej 22 milionë eurove

Kjo padi është marr për bazë nga autoritet londineze dhe klubi një kohë nuk është lejuar t’i filloj punimet deri sa të arrijnë një ujdi me familjen, e cila kërkonte dëmshpërblim të madh.

Kështu duket nga largësia stadiumi dhe shtëpia!

Por, tani mediat angleze e japin të zyrtarizuar marrëveshjen për ndërtimin një miliardësh të Stamford Brigdet, pasi përfaqësuesit e tyre Hammersmith dhe Fulham Council kanë miratuar një mocion që do të parandalojë urdhëresën që bllokon planet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori