Charli XCX dhe George Daniel mbërrijnë në Siçili për dasmën luksoze të Dua Lipës dhe Callum Turner

Charli XCX dhe George Daniel mbërrijnë në Siçili për dasmën luksoze të Dua Lipës dhe Callum Turner
Yjet kanë nisur të zbarkojnë në Siçili për dasmën e shumëpritur të këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner, e cila pritet të kushtojë rreth 1.5 milion euro.
Ndër të parët që mbërritën në Palermo ishin Charli XCX dhe bashkëshorti i saj, George Daniel, shkruan DailyMail.

Çifti u pa në Siçili të enjten, ndërsa festimet tre-ditore po marrin formë në hotelin luksoz Villa Igiea, ku po qëndrojnë edhe nusja dhe dhëndri.
Hoteli me pesë yje, i vendosur në periferi të Palermos, do të shërbejë si qendra kryesore e ceremonive dhe pritjeve.

Mes të ftuarve të parë u pa edhe Kevin Parker së bashku me bashkëshorten e tij Sophie.
Ndërkohë, raportohet se rreth 300 familjarë dhe miq do të marrin pjesë në festimet madhështore, për të cilat janë rezervuar avionë privatë, limuzina luksoze dhe masa të shtuara sigurie.

Sipas raportimeve, çifti ka rezervuar një kat të tërë me suita në hotel, ndërsa aktivitete të ndryshme do të zhvillohen në vende historike të Palermos dhe Bagherias.
Po ashtu, qarkullojnë zëra se Elton John mund të performojë gjatë një prej pritjeve private të fundjavës.

Masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, me mbi 50 truproja të angazhuar dhe zona të veçanta ku ndalohet fluturimi i dronëve.
Të gjithë punonjësit e përfshirë në organizimin e dasmës kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti, ndërsa qyteti po përgatitet për një nga eventet më të përfolura të vitit në botën e showbiz-it. /Telegrafi/












































