LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është metoda “7-7-7” që duhet ta praktikosh, për një lidhje më të shëndetshme

Çfarë është metoda “7-7-7” që duhet ta praktikosh, për një lidhje më të shëndetshme

A mund të jetë planifikimi çelësi i një raporti të shëndetshëm mes partnerëve?

Nëse e keni gjetur veten në dyshim për të folur apo për të kaluar çaste intime me partnerin/en nuk jeni vetëm!


Të gjithë kalojnë faza të tilla në çift për shkak të ngarkesës së përditshme, problemeve, angazhimeve në punë, fëmijëve etj. Sekreti qëndron te gjetja e ekuilibrit të artë që funksionon dhe metoda “7-7-7” është një prej këtyre.

Çfarë është kjo metodë e dedikuar për raportet në çift?

Në thelb, metoda “7-7-7” do të thotë që çdo shtatë ditë të keni një natë vetëm në çift, çdo shtatë javë të kaloni një natë larg fëmijëve dhe angazhimeve në familje dhe çdo shtatë muaj të kaloni një mbrëmje romantike.

Shumë çifte mendojnë se planifikimi prish spontanitetin, pasi shumica nuk kanë kohë apo energji për të organizuar diçka të dedikuar për partnerin/en, por nëse doni një raport të shëndetshëm, zbatoni më shpesh këtë metodë që është e dedikuar për aspektin sentimental në çift.

Si ta personalizoni këtë metodë sipas mënyrës suaj?

Nuk ka formula të gatshme suksesi, por prakticitet dhe dëshirë. Ja disa ide si ta materializoni këtë metodë në çift.

1. Kaloni mbrëmje si çift vetëm në shtëpi

Nëse nuk mund të dilni çdo shtatë ditë, pse të mos organizoni diçka në shtëpi? Thjesht hiqni telefonat, shihni një film ose hani një darkë bashkë në shtëpi.

Nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë, ndiqni këto 10 këshilla të çmuara
Lexo po ashtu Nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë, ndiqni këto 10 këshilla të çmuara

2. Udhëtim ditor

Nëse nuk mund të largoheni për një natë çdo shtatë javë, mund të planifikoni një udhëtim ditor për të eksploruar një qytet pranë shtëpisë. Ideja është që të “arratiseni” diku, qoftë edhe disa metra larg shtëpisë.

3. Takim dashurie

Takim dashurie në shtëpi, pa fëmijë, pa telefona? Pse jo! Një shërbim i mirë që i bëni raportit në çift dhe intimitetit. /Telegrafi/