LAJMI I FUNDIT:

Nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë, ndiqni këto 10 këshilla të çmuara

Nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë, ndiqni këto 10 këshilla të çmuara

Burra dhe gra … ne mund të flasim të njëjtën gjuhë, por kjo nuk do të thotë që e kuptojmë njëri-tjetrin

Një studim zbuloi se fjalët dhe frazat mund të kenë kuptime të ndryshme për secilin prej nesh kur diskutojmë.

Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, ne nuk mund të komunikojmë pa debatuar. Por nëse jeni të gatshëm të bëni disa përpjekje, mund të mësoni se si të komunikoni më mirë me njëri-tjetrin, me vetëm pak psikologji. Këto janë këshillat:

1. Gratë: Mos u kapni me detaje të kota tek mesazhet

Ka prova që gratë lexojnë me shumë vëmendje mesazhet me bashkëshortët e tyre, duke u kapur me elemente të vogla. Burrat, nga ana tjetër, janë më ndryshe, pasi nuk përpiqen të gjejnë nënkuptime të asaj se ç’është shkruar.

Të kuptosh dëshirat e njëri-tjetri ju ndihmon të bëni dallimin.

2. Burra: Mos këshilloni, vetëm dëgjoni

Gratë kanë tendencën ta shohin komunikimin si një mënyrë për të eksploruar ndjenjat me partnerët e tyre. Ajo nuk kërkon zgjidhje!… Por burrat kanë tendencën të mendojnë për zgjidhje të qarta, këshilla të shëndetshme dhe duan t’i thonë ato sa më shpejt. Ai dëshiron të japë këshilla, ndërsa ajo thjesht dëshiron të dëgjohet.

3. Gratë: Vlerësoni faktin që ai dëshiron t’ju mbështesë

Kur burrat shohin se partnerja ka një problem, ata thjesht duan t’i qëndrojnë pranë dhe ta mbështesin duke vënë energjinë e tyre në zgjidhjen e problemit. Kjo do të thotë që ai do të eksplorojë taktika të ndryshme të zgjidhjes së problemeve dhe do të përpiqet t’i komunikojë ato me të.

Ndërkohë, ajo kërkon një dëgjues të vëmendshëm. Burri mund të ndihmojë vërtet duke bërë pyetje të përzemërta në mënyrë që ta kuptojë atë më mirë dhe të sigurohet që ajo e di se ka dikë që e dëgjon në krah.

4. Gratë: Kuptoni që burrat gjithashtu kalojnë kohë “cilësore” me veten

Burrat shpesh akuzohen se janë jo komunikues ose të tërhequr dhe nga jashtë, kjo mund të duket e vërtetë. Por gratë mund të fitojnë shumë nëse përpiqen të kuptojnë arsyet e kësaj sjelljeje.

Nëse partneri nuk flet, ka të ngjarë që ai thjesht po bën një pushim nga problemet e tij. Ky mini-pushim mund të përfshijë video-lojëra, të parit TV ose leximin. Mos u shqetëso për këtë – thjesht jepi hapësirën që i nevojitet! Dhe sigurohuni që ta bëni të ndihet sikur gjithçka do të jetë në rregull duke i treguar se keni besim tek partneri.

5. Gratë: Mundohuni të keni qëllime më të qarta

Gratë dhe burrat janë të ndryshëm në mënyrën se si i thonë gjërat. Gratë janë pak më indirekte se burrat, kanë tendencën të shmangin akuzat e drejtpërdrejta dhe mund të preferojnë të fillojnë me akuza indirekte.

6. Burra: Sigurohuni që ajo e di se po e dëgjoni

Partnerët ndryshojnë në stilet e tyre të komunikimit përmes përgjigjeve verbale, kontaktit fizik dhe kontaktit me sy. Në përgjithësi, burrat nuk bëjnë përpjekje që partnerja të dëgjojë përmes kontaktit me sy ose sinjaleve të tjera verbale si, “aha … oh … mirë … po …”. Nga ana tjetër, gratë i kushtojnë rëndësi të madhe reagimit të vazhdueshëm për t’u siguruar që partneri po i dëgjon.

7. Gratë: Provoni ta shihni një detyrë thjesht si një detyrë

Burrat priren të punojnë me shefin e tyre edhe nëse nuk e pëlqejnë detyrën që u është dhënë. Ndërsa gratë stresohen dhe diskutojnë shumë për atë që kanë për të bërë. Gjithashtu, ato duan të besojnë se çdo detyrë do e bëjnë bashkë me partnerin.

Ata të dy mund të kenë në mendje të njëjtin objektiv, por mënyra dhe shpejtësia me të cilën e realizojnë atë, janë të ndryshme!

8. Gratë: Kuptoni që burrat shpesh kanë nevojë të bëjnë diçka gjatë kohës që bisedojnë

Ai thjesht mund të kërkojë një mjedis më të mirë për të diskutuar problemin, ndërsa ajo po përpiqet të diskutojë gjithçka në atë moment! Kjo mund të shkaktojë debate edhe më të mëdha, shkruan Class.

9. Burra: Mos hezitoni të kërkoni ndihmë

Ata mund të kuptojnë se nevoja për të kërkuar ndihmë është një reflektim i paaftësisë së tyre për të arritur diçka. Ndërkohë, për gratë, ofrimi i këshillave perceptohet si një shenjë e kujdesit për dikë tjetër. Për të kapërcyer këtë boshllëk, përpiquni të jeni sa më të qartë në lidhje me qëllimet tuaja, në vend që ta lejoni personin tjetër të supozojë se po kërkoni të ndihmoni si një mënyrë për të nxjerrë në pah dobësinë e tyre.

10. Gratë: Kuptoni se burrat janë dëgjues selektivë

Burrat janë “dëgjues selektivë”. Ata do të dëgjojnë aq sa e gjykojnë të nevojshme për të gjetur një zgjidhje. Nga ana tjetër, gratë tregojnë vlerësim më të madh për shenjat verbale dhe joverbale dhe mund të ofendohen nëse këto të dyja nuk janë të pranishme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori