CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura
CEO i Stellantis, Carlos Tavares, do të largohet nga kompania, por jo deri në fillim të vitit 2026.
Bëhet e ditur se kontrata e tij pesëvjeçare skadon në fillim të vitit 2026.
Edhe pse raportet sugjeronin se ai mund të mbante punën e tij për më gjatë, nuk do të ndodhë kështu.
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Stellantis, Tavares “po tërhiqet në përfundim të mandatit të tij si CEO në fillim të vitit 2026”.
Procesi i kërkimit për të gjetur një zëvendësues tashmë ka filluar dhe po kryhet nga një Komitet i Posaçëm i kryesuar nga John Elkann.
Stellantis thotë se deri në fund të vitit të ardhshëm duhet ta zgjedh personin e duhur që do ta pasojë Tavares, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Elkann thekson se komiteti është unanim në mbështetjen e tij për Carlos Tavares dhe për ndryshimet vendimtare të shpallura.
Cilat janë ato ndryshime?
Davide Grasso dhe Jean-Philippe Imparato nuk janë më CEO të Maserati dhe Alfa Romeo, përkatësisht.
Santo Ficili është emëruar Krye-shefi Ekzekutiv i të dy markave italiane të nivelit të lartë.
Grasso do të qëndrojë me Stellantis, por në një pozicion tjetër.
Sa i përket Imparatos, ai tani është Drejtor Kryesor Operativ (COO) në rajonin e Evropës së Zgjeruar duke zëvendësuar Uwe Hochgeschurtz që po largohet nga kompania.
Imparato do të jetë gjithashtu CEO i Pro One, ana komerciale e Stellantis.
Diku tjetër, Antonio Filosa vazhdon si CEO i Jeep, por do të marrë gjithashtu detyrat e një Shefi Operativ të Amerikës së Veriut (COO) për të zëvendësuar Carlos Zarlenga.
Ky i fundit do të marrë një pozicion tjetër brenda kompanisë.
Doug Ostermann merr rolin e Shefit Financiar për të zëvendësuar Natalie Knight që largohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Përbindëshi” 22 tonësh, “shtëpia” me katër dhoma gjumi – Brabus sjell kamperin luksoz
Produkt i ri Volkswagen: Traktori elektrik
Çiklistët që përdorin celularë në Japoni gjatë kalërimit mund të përfundojnë në burg
Një tjetër shuplakë për Teslën
Dëshironi të blini veturë në internet - si të mos mashtroheni prej shitësit
Ndërrimi i baterive në automjetet elektrike do të jetë edhe më i thjeshtë dhe më i lirë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Të poshtëruar nga Barcelona në El Clasico, por Perez synon t'u hakmerret katalunasëve me transferimin e top yllit
"Dëshmia" e Enver Sekiraqës në Hagë trondit familjen e Triumf Rizës
A do t’ia huqin sërish sondazhet - e vërteta që mund ta tronditë Amerikën!
Tifozët e Man United i luten Amorimit që ta transferojë topin yllin qysh në janar
Përplasje mes Alaudinit dhe Milaim Zekës në Big Brother VIP Kosova, shkak feja
Vinicius synon të shkaktojë revolucion në botën e futbollit - raportohet se ka pranuar ofertën e Al Hilal