LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion do të vijë me albumin e parë pas vdekjes së burrit

Celine Dion do të vijë me albumin e parë pas vdekjes së burrit

Celine Dion në muajin gusht do ta publikojë albumin e ri, i cili do të vijë pas vdekjes së burrit të saj, Rene Angelil.

Burri i këngëtares ndërroi jetë në muajin janar, ndërsa kanadezja në maj bëri publik titullin e njërës prej këngëve të albumit të ri, “Encore un soir”.


Kjo këngë ishte shkruar për të nderuar jetën dhe veprën e burrit të saj të ndjerë, ndërsa është realizuar nga Jean-Jacques Goldman.

Kush e bëri të qajë në skenë Celine Dionin (Video)
Lexo po ashtu Kush e bëri të qajë në skenë Celine Dionin (Video)

Në albumin e ri të saj kanë bashkëpunuar edhe Serge Lama, Francis Cabrel e Jacques Veneruso. Ky i fundit ka kompozuar për Dion edhe në të kaluarën.

Sipas Sony Music France, këngëtarja ka përfshirë tema pozitive në këngët e reja dhe i është kthyer gëzimit të jetës, në përpjekje që të lë pas vetes humbjen e bashkëshortit. /Telegrafi/