LAJMI I FUNDIT:

Casemiro ka mësuar nga gabimet – nuk reagoi fare në tollovinë e madhe që u krijua ndaj Barcelonës

Casemiro ka mësuar nga gabimet – nuk reagoi fare në tollovinë e madhe që u krijua ndaj Barcelonës

Manchester United e eliminoi Barcelonën nga Liga e Evropës mbrëmë me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Gjiganti anglez kaloi në mesin e 16-të ekipeve më të mira të kësaj gare, ku pas shortit që u hedh sot në Nyon, do të përballet me Real Betisin.


Një nga lojtarët më të mirë të Manchester United në ndeshjen me Barcelonën ishte Casemiro, por pas ndeshjes situata më e përfolur është ajo në të cilën ai nuk ka reaguar fare.

Gjegjësisht, në një moment të ndeshjes ka pasur një konflikt mes lojtarëve të dy skuadrave.

https://twitter.com/LosBlancoEhsan/status/1629035911127400450

Bruno Fernandes zemëroi lojtarët e Barçës pasi goditi me top Frenkie de Jong të dëmtuar ndërsa ai ishte në tokë. Shpejt shpërtheu kaosi dhe lojtarët u përplasën, por jo Casemiro.

Shkëlqeu në të gjithë ndeshjen, por gjesti i Fernandes ndaj De Jong po konsiderohet si i ulët
Lexo po ashtu Shkëlqeu në të gjithë ndeshjen, por gjesti i Fernandes ndaj De Jong po konsiderohet si i ulët

Ai u kap nga kamera vetëm në kalimin përballë një grumbulli lojtarësh që shtynin njëri-tjetrin.

Mesfushori brazilian tregoi zero interes për konfliktin, ku ai thjesht shkoi në anën tjetër të fushës dhe shikoi konfliktin që përfundimisht u qetësua nga gjyqtari.

Kjo ka ardhur pasi braziliani dy javë më parë në përballje me Crystal Palacen u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një kacafytje në tollovi.

Ai u dënua me dy ndeshje moslojë në Ligën Premier dhe siç duket ky dënim e ka qetësuar për situata të tilla./Telegrafi/