Cara Delevingne ka bërë hapin e saj të parë zyrtar në muzikë, duke njoftuar publikimin e dy këngëve debutuese “I Forgot” dhe “Out of My Head”.

Supermodelja dhe aktorja 33-vjeçare, e njohur për karrierën në pasarela dhe film, tashmë po i futet industrisë muzikore si artiste solo, pas disa bashkëpunimeve të mëparshme me emra të njohur, shkruan DailyMail.


Këngët e reja pritet të publikohen më 29 maj, ndërsa vetëm pak ditë më pas ajo do të nisë një turne me 11 koncerte në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke filluar në Berlin më 1 qershor.

Turneu përfshin ndalesa në qytete si Barcelona, Parisi, Los Angeles, Bruklini dhe dy shfaqje në Londër, të planifikuara për më 6 dhe 7 qershor.

Fansat e saj kanë reaguar me entuziazëm në rrjete sociale, duke shprehur pritje të madhe për projektin e ri muzikor, i cili shënon një kthesë të re në karrierën e Delevingne. /Telegrafi/