Capital T vendos të ndryshojë plan, lanson album në vend të mixtape? (Foto)

Capital T duket se ka vendosur që të ndryshojë pak strategjinë. Ai ka vendosur të publikojë album.
Ishte menduar se Capital T do të lansojë një mixtape. Madje u përfol për disa duete të mëdha.
Tash është vet reperi ai që ka konfirmuar lansimin e albumit dhe kopertina e tij do të vij pas tri ditësh, që pritet të jetë një kopertinë ndryshe, pak më kreative.
Ndryshe, reperi për këtë album ka disa duete interesante. Prej tyre është një duet me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, ku pritet hit i madh.
Capital T këtë verë ka korrë suksesin më të madh në karrierën e tij. Ai lansoi hit pas hiti, duke thyer rekorde të rëndësishme.
Performancat e tij u shtrinë në të gjitha trojet shqiptare. Atij nuk i dështoi asnjë koncert, duke mbushur klubet e natës.
Capital T mbetet single, pavarësisht spekulimeve se ai ka afera me femra në estradë. Kjo duket ka bërë që ai të jetë shumë i motivuar për punë dhe të gjejë kohën për t’u angazhuar me muzikë. /Telegrafi/

































































