LAJMI I FUNDIT:

Capital T njofton se ka ndërruar lokacionin e koncertit: ‘Shefi’ më telefonoi dhe më tha “duhet të ma lëshosh stadiumin”

Capital T njofton se ka ndërruar lokacionin e koncertit: ‘Shefi’ më telefonoi dhe më tha “duhet të ma lëshosh stadiumin”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka planifikuar të shënojë një nga momentet më kulminante të karrierës më 11 gusht, duke mbajtur solo-koncertin e tij “Time Capsule II” në Prishtinë.

Lokacioni i përzgjedhur për mbajtjen e këtij koncerti ka qenë Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mirëpo për shkaqe teknike koncerti nuk do të mbahet aty.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i hitit “Karma” ka bërë të ditur se “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë.


Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.

“Thirr shefi në telefon. Duhet me ma lëshu stadiumin. Nuk guxon me ma rreziku, duhet me u largu prej aty. Kështu kur e ke punën primare. Kështu që duhet me dëgju por nuk jemi larg, jemi ngjitur me stadiumin në parking”, ka thënë reperi përgjatë videos.

I njëjti ka bashkangjitur gjithashtu edhe fotografinë e lokacionit të ri ku do të zhvillohet koncerti i tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

Magazina
Vazhdon hetimi për influencuesen meksikane Valeria Marquez, e cila u vra derisa ishte live në TikTok

Vazhdon hetimi për influencuesen meksikane Valeria Marquez, e cila u vra derisa ishte live në TikTok

Magazina
Videoja bëhet virale - reagimi i Gjestit kur një fans i dhuron kartelën e bankës në koncert

Videoja bëhet virale - reagimi i Gjestit kur një fans i dhuron kartelën e bankës në koncert

Magazina
Për shkak të Izraelit, Belgjika po i kërkon EBU-së të tregojë rezultatet e televotimit - kërcënojnë se nuk do të marrin më pjesë

Për shkak të Izraelit, Belgjika po i kërkon EBU-së të tregojë rezultatet e televotimit - kërcënojnë se nuk do të marrin më pjesë

Magazina
Dua Lipa shfaq unazën e fejesës teksa ndan një moment romantik me Callum Turner

Dua Lipa shfaq unazën e fejesës teksa ndan një moment romantik me Callum Turner

Magazina
Në lidhje të komplikuar, por Gjesti e përmend Egli Takon në koncert

Në lidhje të komplikuar, por Gjesti e përmend Egli Takon në koncert

Magazina
Kalo në kategori