LAJMI I FUNDIT:

Candreva dështon të shënojë me ‘panenka’ ndaj PSG-së, bëhet hit në rrjetet sociale

Candreva dështon të shënojë me ‘panenka’ ndaj PSG-së, bëhet hit në rrjetet sociale

Antonio Candreva ka dështuar të shënojë penalltinë në ndeshjen miqësore ndaj Paris Saint-Germain të zhvilluar në Kinë.

Interi ka fituar ndaj PSG-së në një miqësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme.


Fitorja e Nerazzurrëve erdhi vetëm falë penalltive, pasi loja e rregullt përfundoi baras 1-1.

Interi mposht PSG-në me anë të penalltive në një miqësore luksi në Kinë
Lexo po ashtu Interi mposht PSG-në me anë të penalltive në një miqësore luksi në Kinë

Skuadra e Antonio Contes u tregua më e saktë se ajo e Thomas Tuchel, pasi shënuan gjashtë nga shtatë penalltitë e ekzekutuara.

Megjithatë, italiani Candreva nuk arriti të konkretizojë penalltinë e tij, e cila ishte e pesta sipas radhës.

Candreva tentoi të shënojë në stilin ‘panenka’, por goditja e tij përfundoi në transversale.

Dështimi i italianit ka bërë tifozët e Interit të bëjnë shaka në rrjetet sociale, pasi Candreva nuk është njëri nga të preferuarit e tyre. /Telegrafi/