LAJMI I FUNDIT:

Camp Nou do të jetë një ‘mal me para’ për Barcelonën

Camp Nou do të jetë një ‘mal me para’ për Barcelonën

Në mars të vitit 2022, Joan Laporta do të përfundojë vitin e parë të periudhës së tij të dytë si president i Barcelonës dhe ai duket se e ka larguar klubin nga pasiguria financiare që e rrethoi kur mori frenat.

Laporta larg lojtarëve, ka kërkuar të ketë prioritet stadiumin Camp Nou në planet e tij, me të cilin ai shpreson se do ta shohë klubin të fitojë shumë të ardhura nga stadiumi pasi të jetë rinovuar.


Megjithatë, këto plane varen edhe nga marrja e kredisë prej 1.5 miliardë eurosh nga klubi për të filluar punën në Camp Nou dhe Espai Barca.

Shpresohet që pasi të rinovohet, Barcelona do të jetë në gjendje të përdorë hapësirat e saj të reja për të sjellë rrjedha të reja të ardhurash dhe fitimesh.

Sa do të kushtojë rinovimi i Camp Nout dhe ku do të luajë Barcelona deri në rikthim
Lexo po ashtu Sa do të kushtojë rinovimi i Camp Nout dhe ku do të luajë Barcelona deri në rikthim

Spotify sponsor i Barcelonës

Sponsorizimi duket se është mënyra në të cilën Laporta shpreson t’i nxjerrë Blaugranët nga amullia financiare.

Një marrëveshje me platformën e transmetimit muzikor Spotify, e cila pritet të konfirmohet së shpejti, do të bëjë që klubi të marrë 225 milionë euro.

Nga ana tjetër, Spotify do të sponsorizojë fanellat e për dy ekipeve, si dhe veshjet e tyre të stërvitjes. Për më tepër, Spotify do të ketë të drejtat e stadiumit për tre sezonet e ardhshme – gjë që ka marrë komente të ndryshme nga tifozët e klubit.

Barcelona pret të ardhura vjetore prej 20 milionë eurosh nga Spotify për të sponsorizuar Camp Nou, që vlerësohet të jetë më shumë se marrëveshja e Manchester Cityt me Etihad. i cili sponsorizon stadiumin e tyre për 15 milionë euro në sezon.

Barcelona do të bëhet klubi me përfitimet me të mëdha nga sponsorët në fanella
Lexo po ashtu Barcelona do të bëhet klubi me përfitimet me të mëdha nga sponsorët në fanella

Vazhdojnë negociatat për kredinë

Gjatë verës, Goldman Sachs ra dakord për një hua te Barcelona prej 595 milionë eurosh, e cila duhej të kthehej pas dhjetë vitesh dhe klubi po negocion me të njëjtët kreditorë për të financuar Espai Barca.

Mbështetësit e Barcelonës i dhanë dritën jeshile Laportës për projektin e rinovimit dhe për këtë arsye e lejuan atë të negocionte kredi deri në 1.5 miliardë euro.

Të ardhurat që vijnë… në 2026

Klubi ka plane që do t’i shohë ata të fitojnë më shumë se 200 milionë euro për këtë hapësirë ​​nga viti 2026 e në vazhdim. Nga kjo shumë, një e treta do të shkonte për shlyerjen e borxhit.

Espai Barça do të kompletohet me një investim prej 420 milionë në Palaun e re, e cila përfshin një shesh patinazhi në akull dhe stacion autobusi, 100 milionë euro do të përdoren për ndërtimin e Kampusit të Barçës dhe urbanizimin e rrethinës, dhe 60 milionë do të shkojnë për Planin gjeneral metropolitan.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori