LAJMI I FUNDIT:

Cameron Diaz planifikon të tërhiqet sërish nga aktrimi

Cameron Diaz planifikon të tërhiqet sërish nga aktrimi

Cameron Diaz thuhet se do të tërhiqet përgjithmonë nga karriera e saj e aktrimit pasi të përfundojë filmin e Netflix “Back in Action” me Jamie Foxx, në mënyrë që të fokusohet të jetë nënë e vajzës së saj 3-vjeçare, Raddix.

“Këto ditë pune 10-orëshe të njëpasnjëshme kanë qenë shumë për të dhe ajo e urren të qenit larg Raddix”, tha një burim i afërt me Diaz.


“Cameron pëlqen të jetë nënë më shumë se çdo gjë tjetër në botë”, thanë tutje këto burime, shkruan PageSix.

Foto: Backgrid

Ndërsa bashkëshorti i Diazit, Benji Madden, është mbështetës i karrierës së saj të aktrimit, koha e saj në xhirime me sa duket “ka qenë shumë për të”.

“Edhe pse ajo ka arritur të shohë familjen e saj gjatë xhirimeve të filmit, nuk është e njëjta gjë”, pohoi burimi.

Diaz, 50 vjeç dhe Madden, 44 vjeç, u martuan në vitin 2015 dhe mirëpritën Raddix në vitin 2019. Një vit para pritjes së fëmijës së tyre, Diaz konfirmoi se ajo ishte tërhequr nga aktrimi.

Foto: Getty Images

Por aktorja e “Charlie’s Angels” i befasoi fansat kur u kthye në aktrim për të luajtur së bashku me Foxx, në filmin e ardhshëm aksion-komedi të Netflix, i cili thuhet se do të dalë diku në vitin 2024.

Filmi me regji të Seth Gordon thuhet se u rrënua me disa drama, me Foxx që dyshohet se kishte një zemërim në xhirime, gjë që e bëri atë të pushonte një producent ekzekutiv, dy regjisorë dhe shoferin e tij.

Megjithatë, një burim i afërt me Diaz konfirmoi se aktorja është në marrëdhënie të mira me Foxx dhe se situata e tij e raportuar nuk kishte asnjë lidhje me vendimin e saj të supozuar për t’u tërhequr nga aktrimi pas këtij projekti përfundimtar.

Foto: MEGA

“Kur je në një pozicion autoriteti, ndonjëherë duhet të marrësh vendime për të lënë të shkojnë njerëzit që nuk ndajnë të njëjtin vizion me ty”, tha burimi, duke shtuar se do të ishte “shumë e habitshme nëse do të shkaktonte ndonjë tension mes Jamie dhe Cameron”, tha një burim.

“Cameron është një biznesmen dhe e kupton që kjo është e nevojshme ndonjëherë dhe, sinqerisht, Jamie është arsyeja e vetme që ajo po bën këtë film dhe ata janë ende shumë afër”, vazhdoi tutje ky burim.

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit katër vjet pasi njoftoi daljen në pension
Lexo po ashtu Cameron Diaz i rikthehet aktrimit katër vjet pasi njoftoi daljen në pension

Megjithatë, burimi shpjegoi se Diaz “urren” “dramën dhe konfrontimin” që vjen me punën në Hollywood.

“Kjo është arsyeja pse ajo u tërhoq nga biznesi në radhë të parë. Ajo tashmë e ka dëshmuar veten në industri dhe nuk ka asgjë për t’i provuar askujt”, thanë ata.

Foto: Getty Images

Xhirimet për filmin thuhet se u zhvilluan në Mbretërinë e Bashkuar nga 2 dhjetori 2022 deri më 9 mars dhe xhirimet e mëtejshme do të vazhdojnë në Gjeorgji midis 27 marsit dhe 14 prillit, sipas Screen Daily.

Foxx dhe Cameron njihen prej vitesh dhe kanë punuar së bashku në të kaluarën. Në vitin 1999, ata të dy luajtën në “Any Given Sunday” dhe në 2014, ata bashkuan forcat për ribërjen e “Annie”.

“Annie” ishte veçanërisht filmi i fundit në të cilin Diaz luajti para se të shpallte daljen në pension.

Ish-ylli i “Sweetest Thing” me sa duket dëshiron të tërhiqet nga aktrimi dhe të përqendrohet jo vetëm te familja e saj, por te marka e saj e verërave, Avaline, të cilën ajo e lansoi në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori