LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu: Tifozët e Milanit më kërkojnë ende fotografi, shumë klube për titull, Skriniar më ka befasuar

Calhanoglu: Tifozët e Milanit më kërkojnë ende fotografi, shumë klube për titull, Skriniar më ka befasuar

Hakan Calhanoglu pretendon se tifozët e Milanit duan të bëjnë fotografi me të kur e takojnë nëpër qytet dhe e quan Milan Skriniar si shokun e skuadrës që i ka bërë më shumë përshtypje.

Reprezentuesi turk përfundoi një transferim falas në Inter nga Milani në verë, pasi kishte kaluar katër sezone me Rossonerët para se të transferohej te rivalët e tyre.


Duke folur në një intervistë për Il Corriere dello Sport, Calhanoglu zbuloi reagimin e tifozëve të Milanit kur ata e takuan atë nëpër qytet pas largimit.

“Unë jam takuar me shumë tifozë sepse shkoj shpesh për të ngrënë me familjen time në restorant. Ata më kërkojnë fotografi dhe thonë se më duan. Unë nuk kam pasur probleme me askënd në Milano dhe jam ende në kontakt me ish-shokët e mi të skuadrës”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Milani dhe Interi do të takohen në derb më 11 nëntor dhe më 6 shkurt. A do të festojë Calhanoglu nëse shënon kundër ish -klubit të tij?

“Nëse ndodh, unë do të bëj si zakonisht”, u përgjigj mesfushori turk.

“Kam kaluar katër vite të mira në Milano, kam shumë miq atje. Kishte edhe kohë të vështira, por dy sezonet e fundit ishin më të mira se dy të parët”.

“Interi është një skuadër e madhe. Ata fituan Scudetton dhe disa derbi gjatë kohës sime në Milan. Kam ardhur këtu sepse më pëlqejnë sfidat e reja”.

“Nuk u befasova kur Interi më thirri. Me cilësitë e mia, unë e di se çfarë mund t’i jap skuadrës, kurrë nuk kam menduar se mund të qëndroj pa klub”.

Kampionët e Serie A renditen të dytit në tabelë, vetëm dy pikë prapa liderëve të tabelës, Napoli, që ka pasur një fillim perfekt me pesë fitore nga pesë ndeshje.

“Shumë klube mund të luftojnë për titullin. Roma dhe Napoli kishin një fillim të madh, Atalanta janë aty. Ne jemi favoritët pas triumfit vitin e kaluar”.

“Napoli ka cilësi. Juventus? Unë preferoj të flas për ne, të gjithë i respektojnë ata dhe është normale të kesh ulje dhe ngritje gjatë një sezoni, kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm”.

Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A
Lexo po ashtu Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A

Kush është shoku i skuadrës që iu ka bërë më shumë përshtypje?

“Ka shumë lojtarë kryesorë, kështu që unë duhet të përmend secilin prej tyre. Sidoqoftë, nëse më duhet të zgjedh një, them Milan Skriniar. Një person i madh, një mbrojtës i shkëlqyeshëm me një karakter të madh”, përfundoi turku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori