LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Mungesat problem, fizikisht lojtarët janë mirë (Video)

Bunjaku: Mungesat problem, fizikisht lojtarët janë mirë (Video)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka folur pas stërvitjes së parë për ndeshjen ndaj Turqisë.

Ai ka thënë se është i kënaqur me formën e lojtarëve dhe përkundër mungesave shpreson në rezultat pozitiv.


“Sot kishim një test fizik të mirë pasi shumica e lojtarëve janë profesionalist dhe jam i kënaqur. Ende nuk kam vendosur për formacionin, kemi edhe disa stërvitje”.

“Mungon Valon Berisha dhe ky është problem i madh për ne, ashtu si Benjamini, i cili ka zgjate të muskulit”.

“Kemi vëzhguar ndeshjen e Turqisë ndaj Maqedonisë, do jemi të gatshëm pasi kemi luajtur edhe më herët ndaj tyre”, tha Bunjaki. /Telegrafi/