Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut dhe Suedia do e ndihmojnë njëra-tjetrën për anëtarësim në BE dhe NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryesues aktual i Këshillit të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga MPJ-Maqedoni.
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom, u rikonfirmua mbështetja e Suedisë për integrimin tonë evropian, njëkohësisht duke u theksuar domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim vijueshmërinë e procesit të negociatave dhe trasimin e rrugës për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.
Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Suedisë në NATO, e cila do të kontribuojë në forcimin e sigurisë së zonës euroatlantike.
“Integrimi i përshpejtuar i vendit tonë në BE dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i Suedisë në NATO do të frenojë ndikimet dashakeqe të faktorëve të tretë që përpiqen të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian. Prandaj sot edhe një herë u zotuam se bashkërisht do të ndihmojmë njëri-tjetrin për anëtarësimin në BE dhe NATO”, tha Osmani.
Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, thuhet në njoftimin e MPJ-së, Osmani e njoftoi bashkëbiseduesin me aktualitetin në lidhje me kryesimin me OSBE-në nën prizmin e prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kuadër të OSBE-së 2023.
“Në takim u diskutua edhe për dinamikën rajonale, të cilën të dy ministrat e vlerësuan si thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe të Evropës. U vu në dukje presidenca aktuale e vendit tonë edhe me Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe SHBA- Kartën e Adriatikut (A5), me çka u vlerësua pozitivisht roli i Maqedonisë së Veriut si një aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit dhe paqes në kontekst më të gjerë rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në kuadër të vizitës, Ministri, Osmani pati takim me Kryetarin e Kuvendit të Suedisë, Andreas Norlen, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar mes dy vendeve dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), Karin Jemtin, duke iu referuar përfitimeve të drejtpërdrejta nga bashkëpunimi zhvillimor suedez në perspektivën tonë evropiane./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80