LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Bruno Fernandes në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Mesfushori kreativ i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është në dyshim për derbin anglez të dielën ndaj Liverpoolit, shkaku i një dëmtim të pësuar.

Fernandes përfundoi 90 minuta të plota kundër Atalanta të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, por pati disa duele të forta në fund të ndeshjes.


Ai shkoi në terrenin stërvitor të Carrington për stërvitje të ngrohjes dje, por nga pasditja, ai është vrenjt duke çaluar.

Sipas mediumit The Sun, Bruno shkaku i këtij lëndimi është në dyshim për ndeshjen e Unitedit kundër Liverpoolit dhe kjo ka tronditur klubin nga Old Trafford.

Tani menaxheri Ole Gunnar Solskjaer do të shpresojë se nuk është gjë tjetër veçse dhimbje kur ai të vlerësohet sot më vonë në mënyrë që lojtari i tij portugez të rreshtohet në ndeshjen vitale të së dielës në Ligën Premier.

Ndryshe, Fernandes ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Unitedit në sezonin e fundit dhe në fillimin e sezonit aktual. /Telegrafi/