LAJMI I FUNDIT:

Britaniku pretendon se fitoi xhek potin prej 123 milionë euro të EuroMilions, duke u bërë i gjashti fitues brenda këtij viti në Britaninë e Madhe

Britaniku pretendon se fitoi xhek potin prej 123 milionë euro të EuroMilions, duke u bërë i gjashti fitues brenda këtij viti në Britaninë e Madhe

Një britanik pretendon se ka fituar xhek potin prej 123 milionë eurove, duke u bërë i gjashti fitues nga Britania e Madhe gjatë këtij viti.

Ende nuk dihet nëse fituesi i tiketës është individ apo sindikatë, por dihet se do të përfitojë një shumë të madhe parash, transmeton Telegrafi.


Operatori Camlot që merret me Lotarinë Kombëtare, ka thënë se fituesit do t’i paguhen paratë derisa tiketa fituese të jetë brenda afatit të duhur, para se të pranojë vet që të del në publik.

Ky çmim, vjen në 25 vjetorin që kur u zhvillua xhiroja e parë e Lotarisë Kombëtare, i gjashti që fitohet në Britani të Madhe gjatë këtij viti.

Andy Carter është këshilltari i fituesve në këtë lotari, që ka thënë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta festuar përvjetorin.

“Kjo është një fitore masive e EuroMilions në Britani të Madhe gjatë këtij viti, që e përcjell suksesin rekord të muajit të kaluar që është 198 milionë euro”, ka thënë Carter.

Ai do të bëjë përpjekje, që të merret me fituesin për ta këshilluar, se si t’i shpenzojë paratë sa më mirë.

Në xhiron që zhvillohet sonte, ka mundësi të mira të fitohen gjithsesi edhe 29 milionë euro. /Telegrafi/