LAJMI I FUNDIT:

Brigadat Kassam – përmes karikaturave – japin mesazhin se pengjet izraelite po vuajnë nga uria dhe mungesa e ujit

Brigadat Kassam – përmes karikaturave – japin mesazhin se pengjet izraelite po vuajnë nga uria dhe mungesa e ujit

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë publikuar imazhe në të cilan shpjegohet se edhe pengjet izraelite preken nga uria dhe mungesa e ujit që përjeton populli i Gazës.

Në imazhet që Brigadat Kassam publikuan nga llogaria e tyre Telegram, fillimisht u paraqitën karikatura që shpjegojnë sulmet që Izraeli ka kryer nga ajri ndaj Gazës.


Në këto karikatura shihet se bombardohen shtëpitë, spitalet dhe ambulancat dhe se vdesin njerëz.

Në një karikaturë tjetër shpjegohet se njerëzit kanë hyrë në radhën e ushqimit, se ushtria izraelite sulmon ata që duan të marrin ndihmë dhe se njerëzit humbin jetët e tyre teksa shkojnë për të marrë ndihma humanitare, shkruan Anadoly Agency.

Ndërsa në karikaturën e dytë, u pikturuan dy pengje izraelite me Yllin e Davidit në veshjet e tyre të cilët kanë një pjatë e zbrazët dhe një gotë e zbrazët përpara tyre.

Ndërkohë në fund del shkrimi në hebraisht, arabisht dhe anglisht se “Izraeli nazist i bën ushtarët e tij pengje të pinë nga e njëjta gotë që u jep të pinë banorëve të Gazës”.

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, Abu Obaida në një deklaratë më 8 mars tha se edhe pengjet izraelite janë prekur nga uria e përjetuar në Gaza.

“Tek shumica e pengjeve vërehet ushqyerje e pamjaftueshme, dehidratimi dhe dobësia. Për shkak të mungesës së ilaçeve dhe ushqimit, sëmundjet kanë filluar të kërcënojnë jetët e tyre. Ndërkohë që një pjesë e tyre kanë humbur jetën në sulme ashtu siç e kemi njoftuar edhe më parë”, ka thënë ai.

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori