LAJMI I FUNDIT:

Brenda rezidencës afro tetë milionë euroshe të Ronaldos në Madeira – atje ku futbollisti po qëndron i izoluar me familjen e tij

Brenda rezidencës afro tetë milionë euroshe të Ronaldos në Madeira – atje ku futbollisti po qëndron i izoluar me familjen e tij

Legjenda e futbollit portugez, Cristiano Ronaldo, 35 vjeç, gruaja e tij Georgina Rodriguez, fëmijët, mamaja Dolores dhe vëllai Hugo janë në karantinë së bashku në shtëpinë e pabesueshme të yllit të Juventusit, në Madeira.

Rezidenca shtatë-katëshe në Funchal, vend nga i cili është me origjinë Ronaldo, përfundoi punimet verën e kaluar – katër vjet pasi ish-ylli i Manchester United bleu një depo dhe e shndërroi atë në këtë vendbanim luksoz, shkruan The Sun.

Besohet se Ronaldo shpenzoi rreth shtatë milionë funte (afro 7.98 milionë euro) për të rikuperuar shtëpinë e ëndrrave, me pamje nga deti, si dhe benefitet tjera luskoze përfshirë dy pishinat me madhësi olimpike, xhakuzi dhe një fushë futbolli.

Historiku i ndërtesës nga zero

Në vitin 2015, Ronaldo bleu ndërtesën, pranë Hotelit luksoz “Savoy”, që ndodhet në hyrje të portit të Funchal, nga stilisti vendas Nini Andrade Silva për një shumë të paditur.

Para kësaj, ishte depoja ku ishte vendosur Diário de Notícias da Madeira, gazeta lokale “Madeira”.

Ndërtesa kishte gjithashtu një klub nate të famshëm të quajtur ”Bar/Club Noir”.

Por Ronaldo ishte i bindur se ai do ta shndërronte atë në një pronë të ëndrrave.

Në vitin 2019, kur puna përfundoi dhe ndërtesa u rikonstruktua, ai u zhvendos me nënën dhe vëllanë e tij Hugo, i cili gjithashtu administron Muzeun e tij “CR7”.

Nuk dihet se sa dhoma gjumi dhe banjo ka prona, megjithatë ka katër kate mbi tokë – dhe në dy të parat qëndrojnë Ronaldo, Georgina dhe fëmijët e tyre.

Në çati do të gjeni një nga pishinat, të cilat Ronaldo u këput duke e shijuar gjatë karantinës nga një prej tarracave të tij.

Ekzistojnë dy palestra, të cilat Ronaldo i ka përdorur gjerësisht për të kryer ushtrimet këto ditë, madje edhe një fushë e vogël futbolli, nëse ai dëshiron të zhvillojë ndonjë ndeshje me Cristiano Jr.

Në tokë, ka një garazh të madh që mund të strehojë deri në pesë makina.

Çfarë pamje

Kur partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez pa pamjen e detit pranë pronës së të dashurit, ajo raportohet se ra në dashuri menjëherë me atë vend dhe mezi priste zhvendosjen e familjes.

Edhe pse nuk duket të jetë shumë private, pamja e Oqeanit Atlantik nga pishina e çatisë është mahnitëse.

Në kushte shtëpie, Cristiano Ronaldos ia pret flokët e dashura e tij Georgina
Lexo po ashtu Në kushte shtëpie, Cristiano Ronaldos ia pret flokët e dashura e tij Georgina

Me pamje nga porti i lundrimit të Funchal, peizazhi skenik dhe ajri i detit sigurisht ndjehet kur familja Ronaldo është atje për paqe dhe rehati.

Ndërsa ishte në karantinë gjatë krizës së coronavirusit, Georgina ka treguar përmes Instagramit disa nga pamjet mahnitëse të rezidencës së tyre luksoze.

Pse ai është këtu?

Me pezullimin e Serie A për shkak të COVID-19, Ronaldo iu dha leja nga Juventusi për të shkuar në Madeira për të ndihmuar mamanë e tij, Dolores.

Në fillim të marsit ajo pësoi një goditje në tru dhe futbollisti me famë botërore fluturoi menjëherë me aeroplanin e tij privat për të qëndruar pranë nënës së tij.

Kur e vizitoi atë në Spitalin Dr Nelio Mendonca, përpara se ajo të transferohej në një spital privat, ai u tha se kishte vënë një maskë mbrojtëse, veshje dhe doreza pasi u zbulua se një nga shokët e tij të ekipit kishte dalë pozitiv me coronavirus.

Është një shtëpi e pushimeve

Edhe pse Ronaldo është vendosur në Itali tani, rezidenca e tij Madeira me siguri do të jetë shtëpia e tij e pushimeve.

Verën e kaluar, pak para se të fillonte sezoni, ai u fotografua nga paparacët në një nga tarracat duke shijuar një qëndrim romantik me Georginën pa fëmijët e tyre.

Dhe me afërsinë e hotelit të tij luksoz me 48 dhoma, Pestana CR7, do të jetë gjithashtu një vend i mirë për të mbajtur në krye të interesave të tij të biznesit.

Ronaldo nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij, së fundmi ai furnizuar spitalet e Madeiras me ventilatorë dhe pajisje gjatë krizës së coronavirusit.

Pra, sigurisht që ai ka ndërtuar kështjellën e tij atje. Fat i mirë për të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori