Brazili fiton, Italia dhe Zvicra barazojnë

Kampioni i pesëfishtë botëror nuk mund të gjejë shpesh rrjetën e vendasve dhe arriti te fitorja me një gol të vetëm të shënuar nga Fabiano në pjesën e parë të ndeshjes, madje duke e parë veten në disa raste edhe të kërcënuar nga Estonia, që u mbajt mirë përballë një kundërshtari të fuqishëm.
Në fillim të pjesës së dytë, Felipe Melo pati një shans të shkëlqyeshëm për të dyfishuar rezultatin për fituesin e Kupës së Konfederatave, por dështoi të shënojë.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi i botës, Italia, po ashtu nuk ka qenë bindëse në ndeshjen përballë Zvicrës duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola.

Nga
Telegrafi
12/08/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































