Një vend gjigant, i pesti në botë për sipërfaqen, i pakushtëzuar në çdo aspekt, miliona km katrorë pyje, lumi më i gjatë në botë, shumë ngjyra, kombësi të ndryshme, njerëz mes 1 mijë kontrasteve sociale dhe kulturore. Brazili është gjithmonë në festë por edhe një vend i brishtë. Kjo është kartolina e një vendi që reflekton shumë të panjohura. 200 milionë banorë dhe një vend në dhjetëshen e parë të vendeve më të pasura të planetit por vetëm i 29 në treguesin e zhvillimit human.
Ky është vendi që do të presë evenimentin më të madh sportiv të planetit, një shtet që zhvillohet mes zhurmës, kaosit dhe protestave. Në kryeqytet vazhdojnë protestat pro dhe kundër hetimit të presidentes Dilma Rousseff, ndërsa në Rio jo pak herë kanë kundërshtuar olimpiadën dhe kostot tejet të larta për një vend ku një pjesë e madhe e popullsisë jeton nën nivelin mesatar. Gjatë dy viteve të fundit ekonomia në vend është tkurrur me 8 % edhe pse në 10 vitet paraardhëse Brazili nuk kishte rivalë në nivelin e rritjes ekonomike. Një pjesë e madhe e fajit i faturohet shpenzimeve të çmendura për organizimin e olimpiadës. Në fushën e lojës ka zbritur muajt e fundit edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që falë ikuiditeteve ka zgjidhur situatën e pagesës së furnizuese sepse përndryshe Lojërat Olimpike nuk do të ishin zhvilluar në Brazil, transmeton SuperSport.
Sipas të dhënave të OKB-së, vitin e shkuar policia ka ekzekutuar rreth 2.000 persona me Rion që mban vendin e parë sepse bëhet fjalë për një metropol prej 12 milionë banorësh. Pyetja që të gjithë bëjnë, është; Si do të zhvillohen lojërat olimpike në një qytet kaq problematik? Gjithsesi, që prej së premtes, të gjithë do të përqendrohen te çelja zyrtare e lojërave të 31 olimpike dhe tek garat. Vetë Brazili ka deklaruar se dëshiron t’i mbyllë këto lojëra në dhjetëshen e parë të tabelës së medaljeve.
Vendi organizator do të përfaqësohet nga 462 atletë, 253 meshkuj dhe 209 femra, armata më e madhe e të gjitha kohërave. Për të arritur këtë objektiv, në vitin 2012 Komiteti Olimpik Brazilian publikoi planin ambicioz të mbështetur nga financimi i 277 milionë eurove. Delegacioni do të përbëhet nga 806 anëtarë. Në historinë e olimpiadave, Brazili ka marrë 108 medalje, 23 prej të cilave ari. Vetëm 4 vjet më parë në Londër Brazili arriti në kuotën e 17 medaljeve, një rekord absolut për vendin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin
VAR-i e përdori teknologjinë e paparë më herët në futboll gjatë ndeshjes Belgjikë – Sllovaki
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë