LAJMI I FUNDIT:

BPB bëhet mbështetës i klubit të basketbollit Prishtina

BPB bëhet mbështetës i klubit të basketbollit Prishtina

Në një konference për media, banka më dinamike vendore, Banka për Biznes (BPB) e ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtina.

“Sot kam nderin dhe privilegjin që në emër të, Bankës për Biznes të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtina”, tha Arton Celina gjatë ceremonisë se nënshkrimit te marrëveshjes mes BPB dhe KB Prishtina.


“KB Prishtina është kampion i padiskutueshëm, dhe mbështetja jonë ndaj klubit vjen si dëshirë për ta fuqizuar sportin por edhe asocimin që krijohet prej dy institucioneve që janë fitues dhe kampion të vazhdueshëm në terrenet përkatëse në të cilat garojnë.

“Sot, po e shohim që sporti është rruga më e mirë për promovimin e suksesit dhe shoqërisë tonë, dhe unë besoj se vetëm duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke qenë afër njëri tjetrit, ne e krijojmë një sinergji për suksese të reja të përbashkëta. Është mentaliteti fitues i të dyja palëve që na bashkon”, deklaroi më tej Celina.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e KB Prishtina janë shprehur shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe gatishmërinë për mbështetje nga ana e BPB-së, ndërsa kësaj të fundit i kanë uruar mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve kosovarë.

Fillimisht, zotimi është bërë për një bashkëpunim për sezonet e ardhshme vjeçar, mirëpo qëllimi i bankës është që të jetë afër sportit dhe ekipeve fituese, për ta dhënë mesazh inkurajues për të gjithë sportistët, të cilëve ua dëshmojmë se me punë, disiplinë dhe përpjekje, fitoret e tyre do të jenë domethënëse dhe do të mbështeten sidomos nga BPB, si banka e vendit.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori