Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj prej kohësh janë përfolur për një ribashkim, por këtë gjë duket se më në fund e kanë konfirmuar.

Sot (e martë) Bora ka postuar fotografinë e parë përkrah Donaldit duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

“Na lini të kërcejmë”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotos ku shihet me partnerin e saj teksa ndodhen në xhirimet e emisioneve të tyre në Top Channel.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Të shumta kanë qenë reagimet nga ana e miqve në Instagram hapësirën e komenteve, ndërkohë ky padyshim është një moment i shumëpritur për adhuruesit e tyre.

Reklama

Në foto të dy duken tejet elegant dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Bora u shfaq mahnitëse në të zeza që e kombinoi me qafore me perla të bardha, ndërkohë Donaldi gjithashtu me kostum të zi me jaka të bardha.

Reklama

View this post on Instagram

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Përmes  këtij postimi, Bora ka lënë të kuptohet se do të jetë e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit të Donaldit dhe Romoes “Më lër të flas”.

Kujtojmë që dyshja ishin të ndarë prej muajsh kur Donaldi u bë pjesë e Big Brother VIP teksa krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Reklama

Pas përfundimit të BBV, Donaldi i dha fund lidhjes me Beatrix dhe pranoi se ishte duke tentuar të rifitonte Borën, gjë që tashmë duket se e ka arritur. /Telegrafi/