Një koncept krejtësisht i ri i është shtuar zemrës së Prishtinës. I gjendur përballë Duplex Premium, Bonzai është kombinimi i kënaqësisë dhe relaksit.

Me një ambient super të veçantë, ashtu si askund tjetër, Bonzai i jep ngjyrë netëve tuaja verore, dhe jo vetëm.


Koktejet me shije të ndryshme, e të dekoruara me shumë përpikmëri e stil, e bëjnë Bonzain më të ndryshëm se vendet tjera. Stafi i sjellshëm dhe mikëpritja gjithashtu është e pashoq, e kjo e bën atmosferën edhe më të ngrohtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, në Bonzai mund të gjeni edhe shisha. Jo kot ky vend rrëmbeu zemrat e të gjithëve për kohë shumë të shkurtër.

Por, të mirat e Bonzait nuk kanë fund. Nga tetori, fillon edhe me servimin e sushit – duke e ditur se mungesa e këtij të fundit vërehet shumë në vendin tonë.

Çdo natë me DJ të njohur vendor e ndërkombëtar, Bonzai edhepse ka filluar punë pak ditë më parë, është bërë emër i përmendur anekënd kryeqytetit. I stërmbushur çdo natë, my musafirë nga gjithë Kosova, po edhe jashtë saj, tashmë është epiqendra e jetës së natës.

Çka e dallon edhe më shumë Bonzain është tematikat e ndryshme çdo mbrëmje, ofertat në kokteje, të shoqëruara nga shumë elemente tjera.

Surpriza të shumta priten gjatë muajve në vijim nga Bonzai dhe ekipi kreativ. Neve na mbetet ta vizitojmë dhe ta shijojmë këtë kënaqësi që jo shpesh ofrohet.