LAJMI I FUNDIT:

Boateng në dashuri me Milanin: Refuzova Interin, Ancelotti mund t’i nxjerrë nga kjo situatë – Përdorni teknologjinë kundër racizmit

Boateng në dashuri me Milanin: Refuzova Interin, Ancelotti mund t’i nxjerrë nga kjo situatë – Përdorni teknologjinë kundër racizmit
VERONA, ITALY - APRIL 25: Philippe Mexes and Kevin Prince Boateng of AC Milan look during the Serie A match between Hellas Verona FC and AC Milan at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 24, 2016 in Verona, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Kevin-Prince Boateng ka zbuluar se ka refuzuar kalimin te Interi dhe e shikon Carlo Ancelottin si trajnerin që mund të zgjidhë problemet e Milanit.

Mesfushori ganez, i lindur në Gjermani, në 114 paraqitje për Rossonerët ka shënuar 18 gola dhe ka fituar një Scudetto dhe Superkupë të Italisë.


Mario Balotelli duke festuar golin me Boateng në takimin e Kupës së Italisë ndaj Alessandria në San Siro. Foto: Getty Images

30-vjeçari pas gjithë këtyre e kujton klubin italian me shumë dashuri.

“Në aspektin e emocioneve dhe dashurisë, tre vitet te Milani ishin sa 10 tek të tjerat”, ka thënë Boateng për La Gazzetta dello Sport nga klubi i tij i ri, Eintracht Frankfurt.

“Largimi nga Las Palmas gjatë verës ishte më i vështiri që kur largova nga Milani. Kisha të gjitha atje, një grup të ri dhe atmosfere fanatike, por rikthimi në Gjermani ishte detyrë si baba dhe burrë”.

Boateng vazhdon të ndjek situatën e ish-klubit të tij në Serie A dhe normalisht që nuk mungon edhe komenti i tij, transmeton Telegrafi.

Kevin Prince Boateng duke i falënderuar tifozët në takimin ndaj Romës. Foto: Getty Images

“Do ishte ëndërr të rikthehej Ancelotti te Milani, nuk ka trajner më të mirë se ai për atë punë. Në disa klube, thjesht duhet të fitosh, fotelja fillon ‘të nxehet’ në momentin që nënshkruan kontratë. Mos harroni, vite më parë Mialni shkarkoi Max Allegrin”.

“Ata nuk bënë mirë ndaj AEK-ut (barazuan me rezultat 0-0), por shikova një Milan të mirë ndaj Interit. Fatkeqësisht Mauro Icardi është një nga top sulmuesit më të mirë në botë dhe ka një instinkt vrasës. Lojtarët e vetëm të Milanit që mund të bëjnë diferencën janë Leonardo Bonucci, Gigio Donnarumma dhe Suso, por unë shikoj te skuadra probleme vendosmërie”.

“Bonucci ishte përkrah shumë kampionëve te Juventusi, tani te Milani është lider dhe kjo mund t’i krijojë pak vështirësi. Me kohën jam i bindur se ai do të tregojë se ende është një nga më të mirët”.

“Nuk më pëlqen formacioni 3-5-2 dhe nuk më ka pëlqyer kurrë, më jep përshtypjen se mendohet më shumë për mbrojtjen”.

Boateng u pyet se a ndjen ndonjë keqardhje për kohën sa ishte pjesë e Mialnit dhe se a ishte i vërtetë interesimi i Interit, shkruan Telegrafi Sport.

“Në disa momente mund të bëja më mirë, posaçërisht në sezonin e tretë, por më mungonte dikush nga jashtë fushës që të më ndihmonte. Sidoqoftë, nuk kam keqardhje, kam luajtur në ndeshje të rëndësishme dhe fituar”.

“Është e vërtetë, Interi më kërkoi, por aty përgjithmonë ishte vetëm Milani. Mund të zgjidhja edhe klubet tjera, jo vetëm Interin, por jam njëri i fjalës”.

Boateng ka shpenzuar shumicën e karrierës duke luftuar racizmin në futboll dhe për këtë komenti i tij është:

“Lojtarët dëshirojnë të transferohen në Serie A, por kanë frikë nga racizmi. Nuk duhet të befasoheni nëse zgjedhin të luajnë diku tjetër. Ka shumë fjalë dhe pak vepra. Do sugjeroja një sistem ad-hok të sistemit VAR për të ndalur racizmin nga tifozët. Aktualisht ka mijëra kamera në stadium, shumica nga ato të drejtuara nga tifozët, pra pse nuk e përdorin teknologjinë për këtë? Ndëshkoni ata që janë fajtorë”, e përmbylli mesfushori intervistën për GdS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori