LAJMI I FUNDIT:

BMW zbulon sekretin, M8 i parë ishte prodhuar në vitin 1990

BMW zbulon sekretin, M8 i parë ishte prodhuar në vitin 1990

Nëse adhuruesit e BMW-së duhet të ankohen pse ndonjë prototip nuk i është futur prodhimit serik, atëherë pa dyshim se është ky model.

Kur thoni Serie 8, menjëherë mund të harroni për modelin aktual. Thjesht, asgjë në paletën e ofertës së BMW-së nuk mund të krahasohet me veturën e vetme të vërtetë – është Serie 8, transmeton Telegrafi.

BMW E31 sot është një klasikë e vlerësuar, e më interesant tingëllon informacioni që është dashur ta ketë edhe edicionin M. Nuk është një tregim i trilluar, por fakt që BMW-ja vendosi ta ndajë me fansat.

Projekti M8 vërtetë ka ekzistuar, por siç dihet, prodhimi serik nuk është jetësuar kurrë. Ky M8 ka pasur atë, që sot as modeli aktual nuk e ka e madje edhe shumë vetura tjera sportive – motorin V12.

Motori i prototipit prodhon mbi 640 kuaj-fuqi. Bëhet fjalë për motorin 6 litërsh nga 850i coupe, e ky motor i është nënshtruar një sërë modifikimesh, ndërsa nga BMW është zbuluar se janë prodhuar vetëm tri njësi – që të tri në vitin 1990. /Telegrafi/