LAJMI I FUNDIT:

Blero: Për intro jemi inspiruar, kënga është origjinale (Foto)

Blero: Për intro jemi inspiruar, kënga është origjinale (Foto)

Gjatë një interviste në emisionin Wazzup, Blero ka reaguar ndaj akuzave se ai ka huauzar këngën “1 her”.

Sipas kantautorit, vetëm intro është e inspiruar, ndërsa pjesa ritmike e këngës është origjinale.


Madje, ai thotë se intron e ka marrë nga Atif Aslam dhe jo nga Zack Night), dhe për këtë e ka respektuar të drejtën e autorit në YouTube.

“Vetëm intro është inspiruar, kjo është e vërtetë, por më vjen keq që gazetarët nxitohen, sepse pjesa ritmike është origjinale. Na ka pëlqyer ajo pjesë dhe e kemi përmendur edhe në YouTube të drejtën autoriale për këtë këngë ku jemi inspiruar”, është shprehur Blero. /Telegrafi/
blero uki