Blero nuk ishte xheloz kur Teuta puthte dikë tjetër (Video)


Pjesëmarrësit në edicionin festiv të emisionit Prive kanë treguar edhe disa gjëra interesante nga jeta e tyre.
Natyrisht se Blero vazhdon të jetë ndër personazhet më të përfolura të skenës dhe një nga komentet që bëri ai, kishte të bënte me ish-gruan.
Kur po flitej për xhelozinë, këngëtari ka treguar se ai nuk ishte aspak xheloz kur Teuta Krasniqi puthej me dikë në skenë gjatë roleve të saj.
Ai ka thënë se i kuptonte kërkesat e profesionit, ashtu që ishte pajtuar me diçka të tillë.
Mirëpo, kolegët e tij hezitonin të pranonin se do të reagonin ngjashëm po të ishin në pyetje gratë e tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































