LAJMI I FUNDIT:

Blerina Kllokoqi-Rugova me event madhështor për shënimin e 10 vjetorit të karrierës

Blerina Kllokoqi-Rugova me event madhështor për shënimin e 10 vjetorit të karrierës
Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Facebook

Stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova shënon 10 vite në karrierën e saj.

Këtë jubile, ajo ka vendosur ta shënojë me një mbrëmje madhështore, të organizuar në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.


veq 33 …. ! faleminderit te gjitheve per urimet!

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on Apr 11, 2018 at 10:17am PDT

Eventi do të jetë privat dhe me shumë të ftuar specialë, ndërsa do të prezantohen veshjet më të reja të stilistes.

Mbrëmja mbahet më datë 20 korrik, teksa Kllokoqi-Rugova është treguar mjaft kreative edhe në dizajnimin e ftesave.

Ajo ka menduar që të ftuarve t’iu dhurojë ftesa në formë “vizash”, duke iu përshtatur kështu edhe gjendjes aktuale politike në vend, e cila është e lëkundur nga çështjet për liberalizimin e vizave.

Ftesat për eventin e 10 vjetorit të stilistes Blerina Kllokoqi Rugova

Në ftesë, në vend të stampimeve dhe datave, ajo ka të vendosur emrat e koleksioneve të saj të suksesshme ndër vite.

Kllokoqi-Rugova është njëra ndër stilistet më të pëlqyer në Kosovë, ndërsa për vite me radhë ka veshur emra të njohur.

Kurorëzimin e një pune të palodhur, ajo do ta bëjë edhe në mesin e familjarëve, të cilët në gjithë këto vite kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për të. /Telegrafi/

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Facebook