LAJMI I FUNDIT:

Blerim Bunjaku përforcon shtabin teknik të Llapit

Blerim Bunjaku përforcon shtabin teknik të Llapit

Llapi është përforcuar në shtabin teknik për pjesën e dytë të sezonit në Albi Mall Superligë.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës ditë më parë Llapi ndau rrugët me ndihmësit Sunaj Keç, Fidaim Haxhiu e Burim Zhjeqi.


Por nuk ka vonuar shumë dhe trajneri Tahir Batatina ka ofruar afër vetës Blerim Bunjakun në rolin e ndihmësit.

28-vjeçari i certifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin llapjan rikthehet pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.

Postimi i plotë i Llapit:

Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku.

28 vjeçari i çertifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin tonë vie pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.

Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve si kryetrajner.

Kurse tash si ndihmëstrajner i parë i shtabit teknik, synon që përvojën e fituar tek klubet me nam si Liria e Feronikeli ta sjell edhe tek Llapi dhe me besimin e trajnerit Tahir Batatina të vazhdohet me punë e diciplinë drejt realizimit të objektivave të përcaktuara.

Bunjaku njihet për mentalitetin e çeliktë, angazhimin, punën profesionale dhe disiplinën e madhe në fushë dhe këto ishin disa nga arsyet se pse klubi ka vendosur për t’ia besuar pozitën e ndihmëstrajnerit.

Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin. /Telegrafi/