LAJMI I FUNDIT:

Biseda private e Rangnick me CR7 para se ta linte jashtë në FA Cup – trajneri u tregua i zgjuar që të mos i ndodhte ajo që i ndodhi Solskjaerit

Biseda private e Rangnick me CR7 para se ta linte jashtë në FA Cup – trajneri u tregua i zgjuar që të mos i ndodhte ajo që i ndodhi Solskjaerit
(Fotomontazh: The Mirror/AFP/Getty)

Ralf Rangnick ka thënë se ai dhe Cristiano Ronaldo morën vendim të përbashkët që superylli portugez të mos luante në ndeshjen e Kupës FA kundër Aston Villas.

Manchester Unitedi siguroi pjesëmarrjen në raundin e katërt të kësaj gare, ndërsa 36-vjeçari nuk ishte në fushë dhe trajneri ka shpjeguar se ata kishin biseduar të dielën para seancës stërvitore në Carrington.


“Bisedova me Ronaldon para stërvitjeve. Ai më tha se ka pasur disa probleme në ditët e fundit, probleme të vogla. Në fund, vendosëm të mos rrezikonim në një ndeshje të kupës që me lehtësi mund të zgjaste 120 minuta”, ka thënë Rangnick në konferencën për shtyp.

(Foto: Manchester Evening News)

Deklarata e trajnerit se ka biseduar me Ronaldon është cilësuar nga mediat angleze si një përpjekje për të shmangur ndonjë situatë problematike që i kushtoi me punë Ole Gunnar Solskjaer.

Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës
Lexo po ashtu Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës

Vendimi i ish-trajnerit për ta lënë CR7 jashtë ndeshjes kundër Evertonit u pasua me situata që çuan në shkarkimin e tij. Norvegjezi mori kritika të shumta, madje edhe nga Sir Alex Ferguson.

(Foto: AFP/Getty/The Mirror)

Sipas The Sun, asokohe Cristiano ishte hidhëruar tepër me vendimin e Solskjaer për ta lënë jashtë, edhe pse trajneri mendonte se ai ishte i lodhur pas takimit ndaj Villarrealit. Por, Ronaldo ia kishte bërë me dije se do t’i tregonte vet kur nuk mund të luante.

Sidoqoftë, vendimi i Rangnick për të mos e angazhuar në një sfidë të FA Cup nuk pritet të shkaktojë zhurmën e njëjtë, por trajneri i tanishëm i Djajve të Kuq është treguar i zgjuar duke e biseduar fillimisht situatën me 36-vjeçarin dhe pastaj vendimin e përbashkët ua ka komunikuar mediave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori