LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës

Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës
(Foto: Instagram/cristiano)

Periudha e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi po shndërrohet në një makth dhe ndoshta vendimi i tij për t’u larguar nga Real Madridi në vitin 2018 ishte i gabuar.

Superylli portugez shënoi 101 gola në 134 paraqitje gjatë tri sezoneve me Juventusin, megjithatë qëndrimi i tij në Torino nuk është konsideruar i suksesshëm sa pritej.


Bianconerët nuk e kaluan asnjëherë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa në dy sezonet e tij të fundit, Zonja e Vjetër u eliminua në 1/8 e finales nga klube, si Lyon e Porto.

Edhe pse statistikat e tij individuale vazhduan të jenë të jashtëzakonshme, rezultatet e Juves nuk u përmirësuan me CR7, ndërsa gjiganti i Serie A dështoi ta fitonte titullin e dhjetë radhazi në edicionin e tij të fundit në Torino.

(Foto: Instagram/cristiano)

Në një deklaratë të mëhershme, Gianluigi Buffon kishte shpjeguar pse ndodhi kjo: “Mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit skuadër. Në vitin 2017 arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse ishim skuadër me shumë përvojë, por mbi të gjitha ishim një njësi e vetme dhe ishte një garë shumë e fortë për vendet në grup. Këtë e humbëm me Ronaldon”.

36-vjeçari u largua nga bardhezinjtë në gusht duke u kthyer te Manchester Unitedi, por edhe Djajtë e Kuq janë duke vuajtur këtë sezon dhe madje mund të dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos
Lexo po ashtu Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos

Portugezi i ka shënuar 14 gola në 22 paraqitje me klubin anglez, i cili në nëntor e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer dhe më pas e angazhoi Ralf Rangnick.

(Foto: Instagram/cristiano)

Në më pak se katër vite, CR7 ka punuar me pesë trajnerë të ndryshëm: Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo – te Juventusi; Solskjaer dhe Rangnick – te Manchester Unitedi (duke mos e përmendur edhe Michael Carrickun që ishte trajner i përkohshëm).

Mungesa e stabilitetit nuk i ka ndihmuar Ronaldos, i cili vazhdoi t’u ndihmonte skuadrave të tij duke shënuar gola të shumtë.

Megjithatë, fituesi i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve dhe golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare ka dështuar me klubet e tij të fundit nuk ka qenë në të njëjtin nivel sikurse top-skuadrat evropiane.

(Fotomontazh: Sports Hopes)

Në anën tjetër, mediat kanë raportuar se ai është ngopur te Unitedi dhe tashmë i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes që t’i gjejë klub të ri, ndërsa Sport.es e ka përmendur Barcelonën si destinacion potencial.

"Asgjë nuk përjashtohet", Ronaldo takohet me agjentin pas shqetësimeve me situatën e Man Utd
Lexo po ashtu "Asgjë nuk përjashtohet", Ronaldo takohet me agjentin pas shqetësimeve me situatën e Man Utd

Është vështirë të paramendohet Ronaldo me fanellën e katalunasve, mirëpo Blaugranët janë duke kaluar po ashtu një periudhë të vështirë dhe kalimi i tij atje parashikohet të shënojë një tjetër rënie në karrierën mbresëlënëse të superyllit botëror të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori