Marcus Rashford po dëshmohet thelbësor në ndjekjen e Manchester United për anësorin sulmues të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sulmuesi anglez i Dortmundit ka qenë njëri nga emrat më të lakuar muajve të fundit dhe një interesim nga Liga Premier ka qenë i madh për të.

Megjithatë, Djajtë e Kuq po cilësohen tashmë favorit për nënshkrimin e Sanchos.

Dortmundi pranon shitjen e Sanchos, Unitedi shihet si favorit Dortmundi pranon shitjen e Sanchos, Unitedi shihet si favorit

Është shefi i rubrikës së sportit të gazetës BILD, Christian Falk, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Deri më tani nuk kemi asnjë shenjë që Liverpooli ka pasur ndonjëherë interes për Sanchon, dhe nëse Jurgen Klopp me të vërtetë do dëshironte ta nënshkruante atë, Dortmund do ta kishte ditur tashmë”, ka thënë fillimisht Falk për lfctransferroom.

Ferdinand dëshiron që Manchester United të transferojë Sanchon, Koulibalyn dhe Saulin Ferdinand dëshiron që Manchester United të transferojë Sanchon, Koulibalyn dhe Saulin

“Klopp kurrë nuk do të provonte të sillte një lojtar nga BVB pa e parë duke kontaktuar klubin gjerman”.

“Manchester Unitedi e ndjek atë për disa muaj. Ai është mik i mirë me Rashford dhe ata mbajnë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/