LAJMI I FUNDIT:

Big Mama tregon historinë më të trishtë të jetës së saj (Foto)

Big Mama tregon historinë më të trishtë të jetës së saj (Foto)

Që kur Big Mama filloi pjesëmarrjen në skenat e garave muzikore shqiptare, të gjithë e kuptuan shpejt pse quhej kështu Besiana Kasami.

Këngëtarja energjike do ta bënte shpejt për vete publikun edhe për fizikun që kishte, ekstravagancën në skenë, sportivitetin dhe origjinalitetin, që shumë pak kolege të saj e kishin.


Mbipesha jo vetëm që nuk e penalizoi Big Mamën, por përkundrazi, e bëri edhe më interesante në sytë e publikut. Ky i fundit, madje, e pranoi që në fillim ashtu siç ishte, ndaj edhe suksesin, sot, ajo ua dedikon të gjithë atyre që e kanë përkrahur në çdo kohë, pavarësisht me disa kile më pak apo më shumë.

Megjithatë, pas atij emri që ne të gjithë kemi kujtuar se ajo e ka për shkak të trupit të shëndoshë, në të vërtetë qenka fshehur një histori e trishtë. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Big Mama rrëfeu edhe historinë që e lidh gjithmonë me emrin e saj. Ajo tha se ishte ende shumë e re, vetëm 17-vjeçare, kur njëri prej miqve të saj më të mirë, i ndarë nga jeta tragjikisht, i kishte ngjitur këtë emër: “Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18 vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh. Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishtë i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, – tha Besiana, e cila, ka vendosur ta ruajë gjithmonë kujtimin e mikut të saj të ndjerë.

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori